17.4 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Gjashtë persona arrestohen në Tiranë për vepra të ndryshme penale

Policia e Tiranës ka vënë në pranga gjashtë persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

I riu me inicialet A. V., 24 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua me masën “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

K. M., 38 vjeç, banues në Tiranë, akuzohet për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Një 60-vjeçar, banues në Bruk, Vorë, akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, parashikuar nga nenet 130/a dhe 197 të Kodit Penal. Ky person dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, dhe gjatë kontrollit të aparatit celular iu gjetën të hapura faqe që shërbejnë për vendosjen e basteve sportive.

Ndërkohë, policia rrugore arrestoi edhe dy persona për drejtim automjeti në gjendje të dehur:

– J. N., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur është përplasur me një automjet tjetër, duke shkaktuar vetëm dëme materiale;
– E. K., 39 vjeç, dhe N. P., 39 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur.

Materialet për të gjithë të arrestuarit janë dërguar në Prokurori për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...