16.5 C
Tiranë
Saturday, May 30, 2026
spot_img

Gjendet makina që Ismaili përdori gjatë atentatit ndaj ish deputetit socialist në Kurbin

Ky është automjeti tip Mercedes Benz që përdori Fatbardh Ismaili gjatë sulmit me armë zjarri ndaj ish-deputetit të Partisë Socialiste të Lezhës, Armando Prenga.Në këtë foto të makinës, e cila u gjet e braktisur disa kilometra larg vendngjarjes, në zonën e Fushë Kuqes, e braktisur nga 29-vjeçari. Ndaj ka edhe një dyshim të fortë se Ismaili në momentin e krimit të jetë ndihmuar dhe nga një person tjetër.

Ndërkohë që ende nuk është gjetur, edhe pse prej ditësh është në kërkim nga Policia e Shtetit.
Nga ekspertiza e kryer në vendngjarje, 5 herë ka rezultuar se ka qëlluar autori në drejtim të ish-deputeti, i cili po lëvizte me automjetin e tij. Plumbat e lëshuara në drejtim të makinës së Prengës, fatmirësisht nuk e kanë kapur dhe menjëherë pas ngjarjes ai ka telefonuar Policinë e Shtetit.

E gjitha ndodhi pas një sherri mes komisionerëve në Kurbin që solli atentatin ndaj ish-deputetit të Partisë Socialiste Armando Prenga. Një prej të dhunuarve ishte edhe Islam Ismajli, babai i të riut që qëlloi me armë në drejtim të mjetit të Prengës, ka pasur dhe një kallëzim në Polici. Ka qenë vetë Ismaili që u është drejtuar bluve në Kurbin dhe ka treguar se dy persona me kapele e kanë kërcënuar dhe i kanë kërkuar të mos merret me fushatë. Në kallëzimin e plotë tregon dhe në mënyrë kronologjike ngjarja. Islam Ismajli, i cili është edhe avokat është përplasur me Arben Prengën, vëllain e ish-deputetit Armando Prenga. Incidenti ka ndodhur gjatë numërimit të votave të zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Më tha se fëmija s’ishte i imi” – rrëfimi në gjykatë i shqiptarit që...

0
Detaje të rënda janë zbardhur në një proces gjyqësor në Greqi, ku po gjykohet Kastriot Cenko, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij,...

‘Kam një surprizë te stallat’ – Ilir Shaqiri ndez dyshimet për 10 mijë eurot...

0
Kërkimi për 10 mijë eurot e fshehura në formatin “Ferma VIP” ka marrë një kthesë të papritur, pasi dyshimet tani janë përqendruar te Ilir...

‘Ar i zi’ që rritet në Shqipëri shitet deri në 3000 dollarë/kg – tartufi...

0
Një produkt natyror i rrallë që rritet në disa zona të Shqipërisë po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e tregut ndërkombëtar, duke u...

17-vjeçari vdes pas plagosjes në Kamzë – ‘Arma u shkrep aksidentalisht brenda banesës’, shokët...

0
Ka përfunduar në tragjedi ngjarja e rëndë e regjistruar më 24 maj në periferi të Tiranës, ku një 17-vjeçar i plagosur me armë zjarri...

Cllevio në GJKKO për çështjen e Laert Haxhiut: ‘Noizy të vijë këtu të përballet’...

0
Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur si Cllevio, është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), në kuadër të procesit gjyqësor që lidhet...