25 C
Tiranë
Saturday, August 22, 2026

Gjergj Nika shpall kandidaturën për deputet në qarkun e Vlorës

Gjergj Nika ka shpallur kandidaturën e tij për deputet në qarkun e Vlorës në zgjedhjet e 11 majit, duke u përfaqësuar nga Demokratët Euroatlantikë.

Në një deklaratë publike, ai shpreh vendosmërinë për të kontribuar për qytetin e tij dhe për të sjellë një ndryshim në politikën shqiptare.

Si shumë prej jush, kam zgjedhur të jetoj, punoj dhe ndërtoj të ardhmen time në Vlorë. Fatkeqësisht, Shqipëria ndodhet në një situatë të vështirë për shkak të keqqeverisjes, korrupsionit dhe mungesës së transparencës. Jemi përpara një zgjedhjeje historike: do të vazhdojmë të tolerojmë këtë realitet apo do të marrim fatin tonë në dorë?” – shprehet Nika.

Ai thekson se ka 25 vite angazhim në politikë, duke u udhëhequr nga vlerat, parimet dhe morali dhe se si anëtar i Këshillit Bashkiak të Vlorës, ka ngritur zërin për problemet e qytetit dhe ka propozuar zgjidhje që sipas tij janë refuzuar nga mazhoranca socialiste.

Gjergj Nika deklaron se Demokratët Euroatlantikë janë forca e vetme me një program të qartë për liri, siguri, arsim, shëndetësi dhe drejtësi, duke ofruar një kulturë të re politike, më të ndershme dhe më dinjitoze.

Dhe, ju garantoj, nuk është kërkesë karrieriste, as ambicie e akumuluar, por premtim se do të jem zëri juaj.
Demokratët Euroatlantikë përfaqësojnë vizionin, tek i cili unë besoj pa asnjë mëdyshje.
Demokratët Euroatlantikë janë të vetmit që kanë paraqitur një program të detajuar ku liria, siguria, arsimi, shëndetësia e Drejtësia; ku politika u shërben zgjidhjeve reale; ku qytetarët dhe Shqipëria Europiane janë kryefjala!
Gjatë ditëve e javëve në vijim do të kemi mundësi të bashkëbisedojmë; jo vetëm të dëgjoni prej meje vizionin dhe idetë e mia dhe të Demokratëve Euroatlantikë, por edhe të dëgjoj e dëgjojmë prej jush gjithçka që ju e quani të rëndësishme për të ndryshuar e përmirësuar, për të dëgjuar të vërtetat e për të luftuar për to!
E di që nuk është e lehtë, sepse përballë kemi një klasë politike të korruptuar dhe kundër shqiptarëve.
Por unë besoj se ka ende shpresë e forca për të ndryshuar.
Jam i bindur se ne Demokratët Euroatlantikë do të sjellim në Shqipëri një kulturë tjetër politike: me më shumë moral, më njerëzore, më dinjitoze, më të ndershme.
Jam i bindur se ne Demokratët Euroatlantikë kemi sot përpara një përgjegjësi të madhe: Të ndërtojmë të ardhmen tonë europiane, të ardhmen që Shqipëria meriton të ketë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 50-vjeçari humb jetën pas rënies nga ballkoni i pallatit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nga ortakëria me Selmanllarin te “Principotes” në Ksamil, si lidhet në dokumente emri i...

0
Në jug të vendit, aty ku toka është kthyer në një nga asetet më të shtrenjta të Shqipërisë, historia e pronave po ecën paralelisht...

Zjarri në Dukat vijon të jetë aktiv, në terren angazhohen dy avionë dhe 40...

0
Zjarri që ka nisur mbrëmjen e djeshme në zonën e Dukatit, në Vlorë, vijon të jetë aktiv, ndërsa strukturat e emergjencave janë angazhuar për...

Refuzoi martesën me komandantin 70-vjeçar, 17-vjeçarja afgane dyshohet se kaloi 21 muaj në burgun...

0
Rasti i një adoleshenteje afgane, e cila raportohet se ka kaluar 21 muaj në një burg të kontrolluar nga talebanët pasi kundërshtoi martesën me...

Dy të shtëna pranë banesës/ Pjerin Bitani plagos me armë Vladimir Bruçin në Shkodër

0
Personi që shihni në foto është Pjerin Bitani, i dyshuari si autor i plagosjes me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur...