18.8 C
Tiranë
Saturday, June 13, 2026

Gjermania dhe Franca kërkojnë zgjedhje të reja në veri, Osmani :” Jemi të gatshëm por duhet petiocion nga pala serbe”

Gjermania dhe Franca kërkojnë zgjedhje të reja për katër komunat në veri të Kosovës. Ishte kjo zgjidhja e ofruar nga Presidenti Emmanuel Macron, për zbutjen e tensioneve mes Prishtinës dhe Beogradit në samitin e Komunitetit Politik Europian në Moldavi.

Shefi i Elizesë, bashkë me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, ulën në të njëjtën tryezë Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

“Sapo përfunduam takimin me të katërt ne së bashku, me të dy presidentët në të njëjtën tryezë dhe kërkuam për një vendim të qartë deri në javën e ardhshme. Ajo çfarë kërkuam nga të dyja palët është shumë e thjeshtë: organizimin, sa më shpejt që të jetë e mundur e zgjedhjeve të reja në ato katër komuna si pjesë e përkushtimit nga ana e Kosovës, pjesëmarrjen e qartë në këto zgjedhje të partive serbe, si dhe me prioritet të lartë një zgjidhje të shpejtë për çështjen e asociacionit të komunave me shumicë serbe nga ana e Kosovës”, tha Macron.

Presidentja Osmani u shpreh e gatshme që Kosova ta shqyrtonte si mundësi, mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat veriore. Kryetarja e shtetit sqaroi se organizimin e një votimi të ri e lejon ligji, por duhet të ndodhë përmes një peticioni të iniciuar nga qytetarët serbë që jetojnë në komunat veriore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...