10.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Gjermania në rekord alarmant infektimesh me covid-19,pritet të rriten dhe më shumë rastet

Gjermania raportoi një rekord prej 140,160 raste të reja me koronavirus të premten, tha ministri i Shëndetësisë në këtë shtet, i cili paralajmëroi se deri në mesin e muajit shkurt, mund të ketë të paktën 400 mijë raste të reja në ditë.
Sipas tij, kjo shifër do të arrihej me një skenar optimist nëse dozat përforcuese ofrojnë mbrojtje më të madhe, tha Karl Lauterbach, në një diskutim me drejtuesit e qeverisë gjermane, bëjnë të ditur burime të agjencisë Reuters.

Sipas këtyre burimeve, numri mund të rritet në më shumë se 600,000 raste të reja ditore, nëse dozat përforcuese do të ishin më pak mbrojtëse.

Ministri Lauterbach tha gjithashtu se ai pret që numri i pacientëve në kujdesin intensiv në spitale, të rritet ndjeshëm gjatë javëve të ardhshme.

Në Gjermani kanë vdekur më shumë se 116 mijë njerëz nga koronvirusi. Një javë më parë, ky shtet raporti 92,223 raste në ditë.

Rreth 73 për qind e popullsisë në Gjermani është imunizuar dhe 49 për qind kanë marrë vaksinat përforcuese, raporton Instituti për sëmundjet infektive “Robert Koch”.

Të hënën, udhëheqësit federalë dhe shtetërorë në Gjermani do të diskutojnë masat për të frenuar rritjen masive të rasteve me koronavirus

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...