27.5 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Vdekja e 3-vjeçares/ Policia e Elbasanit nis hetimet ndaj mjekut roje, akuzohet për neglizhencë!

Pas vdekjes së një vajze 3-vjeçare në qytetin e Elbasanit, Policia lokale ka nisur hetimet ndaj mjekut roje, duke e akuzuar atë për “Neglizhencë në trajtimin mjekësor”.

Bëhet fjalë për mjekun Gentian Alla, i cili ka qenë mjek roje ditën kur prindërit çuan në Spitalin Pediatrik të Elbasanit vajzën e vogël, e cila kishte qëndruar në shtëpi e sëmurë për ditë të tëra.

Familjarët e vogëlushes së ndjerë nuk kanë bërë denoncim në Polici ndaj mjekëve, ndërsa kanë deklaruar publikisht se ndaj 3-vjeçares stafi mjekësor kishte thënë se ishte prekur nga virozat e stinës. Megjithatë, Policia lokale ka nisur hetim ndaj mjekut roje që ishte në spital ditën kur ndodhi ngjarja e rëndë.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan u procedua penalisht për veprën penale ‘Neglizhenca në trajtimin mjekësor’, shtetasi G. A., 47 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë mjek në Spitalin Rajonal Elbasan, pasi ditën e djeshme (19 janar) është dërguar në spital në gjendje të rëndë për jetën, një shtetase e mitur 3 vjeçe, e cila pas disa orësh dyshohet se ka ndërruar jetë për shkak të neglizhencës në trajtimin mjekësor”, thuhet në reagimin e Policisë së Elbasanit.

Materialet hetimore paraprake në ngarkim të mjekut i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme.

Hetuesit po përqendrohen te zbatimi i protokollit mjekësor ndaj mjekut të përgjithshëm. Mësohet se 3-vjeçarja ka humbur jetën për shkak të pneumonisë bilaterale, insuficiencës respiratore akute dhe insuficiencës kardiake.

Burimet bëjnë me dije se është marrë në pyetje edhe mjekja që ka kryer vizitën e parë ndaj vajzës. Do të jetë ekspertiza mjekoligjore ajo që do të sqarojë motivet e humbjes së jetës së të miturës.

NGJARJA

Ngjarja e rëndë u regjistrua mëngjesin e së mërkurës në Spitalin e Elbasanit, ku 3- vjeçarja me inicialet A. I. humbi jetën në rrethana ende të paqarta, ndërsa mjekët u kishin thënë prindërve të viktimës se ajo ishte me virozë.

“Më datë 19.01.2022, në orët e para të mëngjesit është dërguar në Spitalin e Elbasanit, në gjendje të rëndë për jetën, fëmija i mitur A. I., 3 vjeç, që pas disa orësh ka humbur jetën. Grupi hetimor ka kryer veprimet e para hetimore në vendngjarje dhe pritet ekspertiza mjekoligjore për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës”, sqaroi Policia e Elbasanit.

Do të jetë analiza mjekoligjore ajo që do të përcaktojë shkaqet e vdekjes së fëmijës, rezultatet e së cilës nuk kanë dalë ende. Babai i fëmijës deklaroi se vajza e tij kishte nëntë ditë e sëmurë dhe mjekët, pasi i kanë dhënë ilaçet për virozë, e kanë dërguar në shtëpi.

Ai deklaroi për mediat se nuk e dinte shkakun e saktë të humbjes së jetës së vogëlushes, duke theksuar se një ditë më herët kishte pasur nxirje të buzëve.

Burri deklaron gjithashtu se mjekët i kishin dhënë ilaçe për kurimin e së miturës tri ditë para vdekjes, por shton se gjendja e saj ishte përkeqësuar.

“Pa u sëmurë asnjëherë. U sëmur para një jave, e prura për vizitë para dy-tri ditëve para se të vdiste, doktori tha virozë. Më dha një qese me ilaçe, e çova në shtëpi. Dje u bë goca keq pasi iu nxi buza. E solla në spital, mori 2 bidonë serum dhe goca vdiq. Kishte 8-9 ditë që ishte sëmurë. Nuk ishte në gjendje të rëndë. Pasi u bë keq, e solla për vizitë. Mjekët më thanë se është virozë. Se si iku kjo gocë, unë nuk e di. Nuk na kanë dhënë asnjë shkak për vdekjen”,
ka deklaruar babai i vajzës.

Ky është rasti i dytë kur një fëmijë 3-vjeçar humb jetën, pas vdekjes së një djali në mënyrë ende të pasqaruar mirë në qytetin e Fierit. Ngjarja e rëndë u regjistrua më 7 janar në kopshtin ku shkonte fëmija

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

12 ditë luftë për jetën, ndërron jetë Ana Dyrmishi: nuk mundi t’u mbijetonte plagëve...

0
Një lajm i trishtë ka ardhur nga Turqia, ku 25-vjeçarja nga Durrësi, Ana Dyrmishi, ka ndërruar jetë pas 12 ditësh luftë me jetën. E reja...

Tragjedi në Farkë, 24-vjeçari përplas me makinë vajzën 1 vjeç e gjysmë gjatë manovrës...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Farkë, ku një fëmijë rreth 1 vjeç e gjysmë ka humbur jetën pasi u...

“E bëra nga nervat, sepse humba kontrollin”, zbardhen detajet e vrasjes së 44-vjeçares shqiptare...

0
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që tronditi rajonin e Rodopit në Greqi, ku 44-vjeçarja Esma Muço u vra me thikë...

Me makinë të blinduar dhe armë me fishek në fole, arrestohet pas ndjekjes 41-vjeçari...

0
Një 41-vjeçar është arrestuar nga Policia në Lezhë, pasi qarkullonte me një automjet të blinduar dhe nuk iu bind urdhrit të efektivëve për të...

Tragjedia që tronditi familjen shqiptare në Florida, tre fëmijë humbin jetën në zjarr: dy...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga tragjedia që goditi familjen shqiptare Manati në Jacksonville të Floridës, ku tre fëmijë humbën jetën pasi...