30.3 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

“Jam shtatzënë, kërkoj masë më të butë” – Hava Delibashi kërkon zëvendësimin e arrestit në shtëpi

Ish-zv/drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Hava Delibashi, ka paraqitur kërkesë për zëvendësimin e masës së sigurisë nga arrest në shtëpi me një masë më të butë, duke u bazuar në faktin se ndodhet në muajin e katërt të shtatzënisë.

Aktualisht, Delibashi ndodhet nën masën “arrest në shtëpi” dhe është pjesë e të njëjtës dosje hetimore ku përfshihen edhe Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri. Hetimi lidhet me operacionin e SPAK, që goditi një grup të dyshuar kriminal brenda AKSHI-së, lidhur me abuzime në tendera.

Gjykata i ka kërkuar informacion Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për të mundësuar shqyrtimin e kërkesës së saj. Në këtë operacion, Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri janë shpallur në kërkim, ndërsa masa ndaj Mirlinda Karçanaj, e cila është bashkë me Delibashin, u vendos më 18 dhjetor 2025.

SPAK vijon hetimet për të gjithë të përfshirët, ndërsa vendimi për kërkesën e Delibashit pritet të shpallet së shpejti.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 29 Qershor 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një bisedë e rëndësishme mund t’ju hapë një mundësi interesante në punë...

Parashikimi I motit, e Hënë, 29 Qershor 2026

0
☀️ Moti – 29 Qershor 2026, Shqipëri Për 29 qershorin 2026, moti pritet të jetë i kthjellët dhe shumë i nxehtë në të gjithë Shqipërinë....

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...

“Na zbritën nga trageti pak para nisjes”, defekt teknik në linjën Bari–Durrës, mbi 500...

0
Mbi 500 pasagjerë që do të udhëtonin nga Bari drejt Durrësit u përballën me orë të tëra pritjeje pasi trageti GNV “Pegasus” pësoi një...

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...