30 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

GJKKO dënon me 6.8 vite burg ish-ministrin e Mjedist Lefter Koka, ulet dënimi me 2.8 vite burg për Alqi Bllakon

Gjykata e Posaçme dënoi me 10 vjet heqje lirie ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka për dosjen e inceneratorit të Fierit, por ai përfiton zbritje në 6 vjet e 8 muaj nga gjykimi i shkurtuar. Koka u shpall fajtor për të tri akuzat, por gjykata i hoqi edhe të drejtën për ushtrimin e funksioneve publike për pesë vjet.

Në pikën 85 të vendimit të GJKKO, urdhërohet heqja e sekuestrimit për tri pasuri të Lefter Kokës në Durrës, duke mbajtur në sekuestro vetëm njërën prej tyre ne vlerën e përfitimeve monetare që ish-ministri ka pasur për inceneratorin.
Dënimi u lehtësua në 2 vjet e 8 muaj heqje lirie për Alqi Bllakon, si pasojë e ndryshimit të akuzës. Për të SPAK kishte kërkuar 7 vjet burg ose 4 vjet e 8 muaj, por ish-sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, mori pafajësi për akuzën “shpërdorim detyre të funksionarit të lartë shtetëror”, dhe vepra penale iu rikualifikua në “shpërdorim detyre të nëpunësit që kryen detyrë publike”.

I njëjti dënim me 7 vjet burg, të zbritura në 4 vjet e 8 muaj heqje lirie u dha edhe për Arbër Denizin, i cili akuzohej për çështjen e punimeve në incineratorin e Fierit. Ish-drejtori i ministrisë së mjedisit Pellumb Abeshi, u dënua me 3 vite e 6 muaj burg, por me gjyq të shkurtuar përfitoi zbritjen në 2 vite e 4 muaj burg, të cilat në fund u konvertuan në shërbim prove.
Dy të pandehurit Florian Muçaj dhe Azem Shatëri, u dënuan me nga 3 vite burg, por përfituan zbritje në dy vjet me gjyq të shkurtuar dhe u lanë të lirë, për shkak se e kanë kryer dënimin me paraburgim. Erjon Murataj, ish-anëtar i Komisionit të Prokurimit u dënua me 3 vite burg, dhe përfitoi uljen në dy vjet me gjyq të shkurtuar. Të akuzuarit e tjerë, Regan Merdani dhe Gentian Zifla u dënuan me 3 vite burg të cilat u pezulluan për tu konvertuar në shërbim prove.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kapet me 1.68 kg kokainë në Tiranë! Policia arreston 44-vjeçarin që dyshohet se furnizonte...

0
Një tjetër goditje ndaj trafikut dhe shpërndarjes së drogave të forta është finalizuar nga Policia e Tiranës, e cila ka arrestuar një 44-vjeçar të...

Horoskopi ditor, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 20 Qershor 2026 ♈ Dashi Energjia juaj është e lartë dhe ju ndihmon të përballoni me sukses sfidat e ditës. Në punë mund...

Parashikimi I motit, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Për 20 qershorin, moti parashikohet kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë në të gjithë vendin, me temperatura tipike verore. Në zonat bregdetare do të...

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...