19.5 C
Tiranë
Wednesday, September 30, 2026

Gjykata e Tiranës jep masën e sigurisë për efektivin e RENEA-s dhe dy të tjerët

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë për efektivin e RENEA-s, Xhuljo Liçi dhe dy bashkëpunëtorët e tij, Dedë Nimani dhe Luan Gaci, të cilët u kapën me 1 kg kokainë.

Për Liçin u vendos arrest me burg me afat 35 ditë, për Dedë Nimanin arrest me burg, ndërsa Luan Gaçi është liruar nga qelia me masën arrest shtëpie.

Ndërkohë në dosjen e Prokurorisë thuhet se të tre të arrestuarit kanë shkuar te bagazhi i makinës, ku efektivi i RENEA-s ka nxjerrë prej aty një pako, të cilën e ka hedhur, sapo ka parë policinë të ndërhyjë.

“Punonjësit e policisë kanë evidentuar si pasagjer Ded Nimani dhe si drejtues një shtetas të panjohur. Në këtë moment, shtetasi Luan Gaçi është afruar pranë automjetit nga i cili dolën të dy personat e tjerë. Të tre këta persona kanë shkuar te bagazhi i automjetit me targa AA 892 BZ dhe personi i panjohur hapi bagazhin dhe ka nxjerrë andej një pako. Sapo pako është nxjerrë nga bagazhi ka ndërhyrë policia dhe ky person i panjohur e ka hedhur pakon në rrugë”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

Në dosje jepet edhe një pjesë e dëshmisë së efektivit të RENEA-s, ku ky i fundit ka thënë se merrte shpesh njerëz në makinë, kur bënte rrugën nga Fieri në Tiranë.

“Policia Gjyqësore i ka shoqëruar të tre këta persona dhe rezultoi se: Pakoja mbante mbishkrimin “Baroni” dhe mbarte një sasi prej 1.088 kg lëndë të dyshuar si kokainë; personi i panjohur rezultoi të ishte shtetasi Xhuljo Liçi punonjës i forcave RENEA në qytetin e Fierit; shtetasi Xhuljo Liçi shpjegoi se është punonjës policie në Fier dhe ditën e ngjarjes po udhëtonte nga Fieri në Tiranë. Ai përgjithësisht merr njerëz në rrugën e kthimit në Tiranë. Në zonën e Plepave një person i kishte ngritur dorën dhe ai e kishte marrë. Ky person kishte një pako me vete, të cilën e vendosi në bagazh të makinës dhe nuk ka komunikime telefonike me ta”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Berisha nga Strasburgu: “Në Shqipëri, kombi përballë një kërcënimi real ekzistencial”

0
Sali Berisha ka mbajtur një fjalim live nga Strasburgu, ku ka folur për situatën demografike në Shqipëri, emigracionin dhe atë që ai e cilësoi...

“Ku janë provat se ajo e bëri këtë?”/ Ndryshon strategjia mbrojtja e Lindsay Clancy...

0
Avokati i Lindsay Clancy ka ndryshuar linjën e mbrojtjes në gjykatë, duke argumentuar se nuk ka prova të mjaftueshme që e lidhin klienten e...

Aksident në aksin Lushnje-Berat, motori del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagosen dy...

0
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në aksin rrugor Lushnje-Berat, ku një motor ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në...

Tragjedi në Pejë, 5-vjeçarja humb jetën pasi dyshohet se u zu nga porta e...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Treboviq të Pejës, ku një vajzë vetëm 5 vjeçe ka humbur jetën. Sipas informacioneve të para, dyshohet se...

“Jemi rikthyer te lidhja që kishim”, Katerina Goga zbulon afrimin e ri me Arnold...

0
Katerina Goga ka ndarë detaje të reja për marrëdhënien e saj me Arnold Damazetin, duke zbuluar se pas një periudhe tensioni dhe distance, mes...