25.1 C
Tiranë
Friday, July 10, 2026

Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRRE-së për daljen e bizneseve në tregun e lirë të energjisë

Gjykata Komerciale e Kosovës ka vendosur të pezullojë përkohësisht vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), i cili parashihte daljen e bizneseve në tregun e liberalizuar të energjisë elektrike.

Në aktvendimin e publikuar më 30 korrik, gjykata argumenton se procesi është i kundërligjshëm dhe i bazuar në interpretim të gabuar të ligjit, pasi ZRRE nuk ka ofruar kohën, arsyetimin dhe informacionin e nevojshëm për një tranzicion të tillë.
Gjykata po ashtu anuloi njoftimin e 12 marsit të ZRRE-së që i kërkonte bizneseve të përgatisnin daljen nga furnizimi i rregulluar.

Masa e pezullimit do të qëndrojë në fuqi derisa gjykata të japë vendimin përfundimtar për këtë çështje.

Vendimi vjen vetëm disa orë pasi KEDS paralajmëroi se nga 31 korriku do të nisë shkyçja nga rrjeti e bizneseve që nuk kanë kontratë me një furnizues privat, pasi KEK-u do të ndalojë furnizimin si “Furnizues i Mundësisë së Fundit”.

Odat ekonomike: Vendimi i gjykatës konfirmon shqetësimet e bizneseve
Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane e përshëndetën vendimin, duke theksuar se procesi i liberalizimit është zbatuar në mënyrë të njëanshme, pa transparencë dhe ka krijuar pasiguri të madhe ligjore për bizneset.

ZRRE-ja, nga 1 qershori, kishte vendosur që të gjitha kompanitë me mbi 50 punonjës ose me xhiro mbi 10 milionë euro të kalojnë në treg të hapur dhe të furnizohen me energji me çmime të parregulluara.

Mbi 1.300 biznese tashmë janë pjesë e këtij tregu, por gjykata thotë se procesi është zhvilluar në shkelje të ligjit dhe në dëm të konsumatorëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...

Operacion ndërkombëtar kundër trafikut të drogës në Ekuador, shkatërrohet rrjeti me lidhje të dyshuara...

0
Policia Kombëtare e Ekuadorit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme të Shtetit dhe Europol-in, ka goditur një organizatë të dyshuar kriminale të përfshirë në...