22.5 C
Tiranë
Saturday, August 15, 2026

GJKKO dëgjon 63 dëshmitarë për dosjen 5D, ku ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës akuzohen për tendera të parregullt

Në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të dëgjohen 63 dëshmitarë në procesin gjyqësor për dosjen e njohur si “5D”. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) do të përdorë dëshmitarët për të zbardhur skemën e përfitimit të tenderave publikë, por edhe për të dokumentuar se si subjekti kishte pronarë faktikë dy ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës.

63 dëshmitarë janë kërkuar nga SPAK për të marrë pjesë në procesin gjyqësor ndaj ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, të cilët akuzohen se nëpërmjet kompanisë “5D Konstruksion” kanë fituar tendera për punë publike në konflikt të hapur interesi.

Në listën e dëshmitarëve janë punonjës të kompanisë “5D Konstruksion” si dhe Alfred Qato, vëllai i Mariglen Qatos.

Përmes këtyre dëshmitarëve, SPAK synon të zbulojë më në detaje mënyrën se si funksiononte skema e kompanisë, si dhe marrëdhëniet me Qaton dhe Mollën, që konsiderohen pronarë faktikë ndërkohë që ishin drejtorë në Bashkinë e Tiranës, në periudhën kur kryetar ishte Erjon Veliaj.

Një emër kyç për SPAK është edhe Eduard Meta, i cili më 22 janar 2016 ka themeluar kompaninë “Igor Elektrik”. Më pas, ai ia ka shitur 75 përqind të aksioneve Muhamet Petritit.

Në vitin 2019, subjekti ndryshoi emër duke u shndërruar në “VAS Construksion”, që më pas u kthye në “5D”.

Gjatë kësaj periudhe, kompania ka përfituar tendera nga Bashkia e Tiranës. Jonida Hoxha dhe Jona Bejko janë dy emrat kryesorë që SPAK i ka përfshirë në procesin gjyqësor ndaj ish-drejtorëve të Bashkisë.

Sekuestrimi dhe shqyrtimi i aparateve celularë ka zbuluar tendera të përfituar nga kompania 5D, si dhe biseda që kanë ngritur dyshime mbi një hotel që po ndërtohet në Durrës.

Pas dëshmive të tyre, SPAK do të thërrasë edhe pjesën tjetër të personave që do të dëshmojnë në këtë proces.

Pak javë më parë, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kundërshtuar kërkesën për gjykim të shkurtuar të ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës.

Prokuroria pretendon se kompania “5D” ka përfituar në mënyrë të parregullt 12 tendera publikë gjatë viteve 2016-2020, duke shkelur rregullat e prokurimit dhe duke siguruar përfitime rreth 192 milionë lekë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...

Ishte në “arrest shtëpie” për vjedhje, 20-vjeçari nuk ndalet: kryen 8 vjedhje brenda një...

0
Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur ndaj tij për vjedhje, dhe...