18.4 C
Tiranë
Friday, June 12, 2026

Gjykata Kushtetuese e Kosovës refuzon kërkesën për rregulloren e Bankës Qendrore

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur të papranueshëm kërkesën e Vasilije Arsiqit, që gjykata të vlerësojë kushtetutshmërinë e rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës, e cila hyri në fuqi më 1 shkurt. Kjo rregullore përcakton euron si monedhën e vetme për pagesa me para të gatshme.

Gjykata Kushtetuese konstatoi se Arsiq nuk kishte shterur të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj për të mbështetur pretendimet për cenim të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Për këtë arsye, kërkesa e tij u shpall e papranueshme.

Arsiq kishte kërkuar vendosjen e një mase të përkohshme për pezullimin e zbatimit të rregullores, duke argumentuar se ajo në mënyrë të tërthortë është diskriminuese ndaj komunitetit serb. Ai pretendonte se, edhe pse rregullorja nuk përmban dispozita diskriminuese, zbatimi i saj diskriminon indirekt komunitetin serb në Kosovë.

Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës është kritikuar nga komuniteti ndërkombëtar, i cili i ka kërkuar Kosovës që të shtyjë zbatimin e saj për të gjetur një zgjidhje për popullatën serbe në Kosovë. Kjo popullatë, që nga paslufta, ka përdorur dinarin serb për pagesa. Shteti serb, përmes një sistemi paralel, u paguan serbëve të Kosovës pagat, pensionet, ndihmat sociale dhe përfitimet tjera.

Në maj, BQK-ja përmbylli periudhën transitore për zbatimin e lehtësuar të rregullores për operacione me para të gatshme, duke forcuar më tej zbatimin e rregullores së re.

Dialogu Kosovë-Serbi

Çështja e përdorimit të dinarit serb në Kosovë është ngritur disa herë në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Megjithatë, palët ende nuk kanë arritur një kompromis për këtë çështje.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, me vendimin e saj, e ka bërë të qartë se për të vlerësuar kushtetutshmërinë e rregullores, parashtruesi duhet të shterojë të gjitha mjetet juridike të disponueshme, duke respektuar procedurat ligjore përkatëse.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Taulant kujdes kur kalon afër koshit…”/ Agron Shehaj sulmon ashpër qeverinë: Kuvendi duhet të...

0
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka lëshuar akuza të forta nga foltorja e Kuvendit, duke kritikuar ashpër qeverinë dhe mënyrën e qeverisjes. Shehaj tha...

“Unë erdha”/ Sali Berisha shmang pyetjet për ‘non-grata’, pritet me duartrokitje në Kuvend

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shmangur sot komentet për pyetjet e gazetarëve lidhur me statusin e tij “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara...

“Flamingo nga TEMU”/ Taulant Balla ironizon opozitën: Do rrëzojmë 4 projektligjet, investimi në Zvërnec...

0
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ironizuar deputetët e opozitës gjatë një deklarate në Kuvend, duke i quajtur ata “flamingo...

“Realiteti kërkon dorëheqjen e Edi Ramës”/ Ina Zhupa akuzon Kuvendin: Po miratohen ligje të...

0
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka akuzuar Kuvendin se po miraton me procedurë të përshpejtuar projektligje që, sipas saj, janë të panevojshme, ndërsa...

Aksident i rëndë në orët e para të mëngjesit në Besi të Prishtinës/ “Janë...

0
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së enjtes në fshatin Besi, në Prishtinë, ku si pasojë...