14.5 C
Tiranë
Monday, May 25, 2026
spot_img

Gjyqi ndaj Sekretarit amerikan/ Berisha: “Është njeri me imunitet por shpifja në themel nuk hyn në veprimtarinë zyrtare”

Ish kryeministri Sali Berisha foli per ecurine e gjyqit ne France ndaj Sekretarit amerikan te Shtetit Anthony Blinken, pas shpalljes “non grata”.

Berisha ka renditur dhe disavantazhe qe ka ne kete beteje ligjore, teksa ka paralajmeruar se do te ndjeke hapesira te tjera pas pergjigjes qe do te marre nga gjykata franceze.

“Me gjyqin në Francë po e ndjek me shumë angazhim avokati im të cilit i kam dhënë besimin e plotë, por siç kam njoftuar, janë faktorë pro dhe faktorë kundër meje.

Kundër meje është fakti se as unë e as Sekretari i Shtetit, nuk jemi shtetas francezë, por tani mund të them e diçka më shumë, se nuk jemi shtetas të hapësirës së BE. E kjo nuk është në favor.

Nuk është në favor dhe që Sekretari i Shtetit është personalitet me imunitet
në favor timin janë dy faktorë, se në një parim ndërkombëtar, nuk mund të them se është ligj i sanksionuar nga OKB por parim që shpifja dënohet aty ku del dhe në Shqipëri mund të dënohej.

Po imagjinoni u të hapësh gjyq në Shqipëri? Edhe në Shqipëri mund të dënohej ku njerëzit e dëgjojnë, e lexojnë, e ku ti je viktimë e shpifjes.

Së dyti, vërtet Sekretari i Shtetit është padiskutim njeri me imunitet por shpifja në themel nuk hyn në veprimtarinë zyrtare.

Psh, në Kushtetutën e Shqipërisë ka një nen që thotë deputeti është përgjegjës para ligjit për shpifjen që bën në Parlament.

Kjo mbetet në diskrecionin e gjykatësit, si do vendosë nuk e di, por procedura gjyqësore është e do jetë e pandërprerë nëse këto faktorë dalin kundër meje se mund të thotë që nuk je shtetas, nuk e di a do thotë, por e zëmë, që unë s’jam shtetas i hapësirës së BE, cka do të bënte të përshtatshme dhe gjykatat ndërkombëtare të Luksemburgut, atëherë pasi të studioj përgjigjen të këshillohem me avokatin tim do shoh hapësira të tjera e unë do vijoj me dy rrugë ndjekjen e problemit, ligjore dhe ndjekjen e transparencës e cila ka ecur, janë mbi 45 publikime deri sot në mediat e shteteve të Bashkuara të cilat kanë faktuar se nuk ekziston asnjë provë fakt e dokument për atë vendim se është i mirëfilltë politik, pra është përdorur ligji për qëllime politike bazuar në shpifjet e Sorosit dhe Ramës, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 25 Maj 2026

0
♈ Dashi Ke shumë energji, por duhet ta kontrollosh impulsivitetin. Vepro me mendje të ftohtë. ♉ Demi Kërkon stabilitet dhe qetësi. Mos u përfshi në debate që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 25 Maj 2026

0
Më 25 maj 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte tipike të fundpranverës që në disa zona i...

Gjykata lë në burg Adnan Galicën | Avokati: ‘Vuan nga skizofrenia dhe epilepsia’ –...

0
Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën “arrest me burg” për 36-vjeçarin Adnan Galica, i dyshuar si shkaktar i aksidentit tragjik ku humbi jetën 62-vjeçari...

Rikthehet ‘ura’ e kokainës drejt Europës | Arrestimi i Ervin Matës në Brazil zbardh...

0
Arrestimi në Brazil i të dyshuarit shqiptar për trafik droge, Ervin Mata, ka rikthyer në fokus rolin në rritje të grupeve kriminale nga Ballkani...

Alibej rrëfen vrasjet: ‘Ishin në pritë, po qëllonin gjatë gjithë kohës…’ | Deklaratat e...

0
Erjon Alibej, i penduar i drejtësisë, ka dhënë dëshmi të detajuara lidhur me vrasjen e vëllezërve Haxhia, duke përshkruar momentet e ngjarjes dhe rolin...