34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Granatimet ruse në Kherson, raportohet për 5 të vdekur dhe 20 të plagosur

Të paktën pesë persona u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën ngagranatimet ruse në qendër të qytetit të Hersonit.

Kështu tha administrata presidenciale ukrainase më 24 dhjetor.

Kyrylo Tymoshenko, nënkryetari i Zyrës presidenciale të Ukrainës postoi të shtunën në rrjetin e tij në Telegram fotografi të njerëzve, në dukje të pajetë, në qendër të qytetit.

Qyteti ishte çliruar kohët e fundit nga pushtimi rus. “Rusët kanë kryer përsëri terror dhe kanë granatuar qendrën e qytetit”, tha ai. “Njerëz kanë vdekur, ndërtesa janë shkatërruar”.

Shumë njerëz kishin dalë në rrugë pasi ishte fundjavë, tha ai. Ukraina ka rimarrë Hersonin nga forcat ruse muajin e kaluar.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dënoi sulmin si një krim tjetër nga Rusia pak para Krishtlindjeve.

Ai ka paralajmëruar për sulme të mundshme ruse gjatë sezonit të festave dhe u ka bërë thirrje ukrainasve që të jenë vigjilentë ditët në vijim.

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt dhe që nga tetori po kryen sulme ndaj infrastrukturës së energjisë, duke lënë miliona ukrainas pa furnizim me rrymë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“SHBA do të kontrollojë naftën e Venezuelës”, marrëveshja Trump-Rodriguez hap një kapitull të ri...

0
Marrëveshja e njoftuar më 28 gusht nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodriguez, mund të shndërrohet në...

“Algoritmi i naftës dhe algoritmi i Edi Ramës”, Bardhi: “Nga 219 lekë që paguan...

0
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kritikuar qeverinë për çmimin e lartë të naftës në Shqipëri, duke deklaruar se vendi...

Shoqëronte Ergys Agasin gjatë arrestimit, GJKKO lë në burg ish-punonjësin e Policisë

0
Uljan Shpataraku, ish-punonjësi i Policisë që shoqëronte Ergys Agasin në momentin e arrestimit të tij, do të vijojë të qëndrojë në qeli. Gjykata e...