25.9 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Greqi dhe Turqi dakord për përmirësimin e marrëdhënieve dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve territoriale

Ministrat e Jashtëm të Greqisë dhe Turqisë ranë dakord të premten për të vazhduar përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, me fokus në nxitjen e tregtisë dhe gjetjen e një gjuhe të përbashkët për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të tyre të gjata territoriale. Ministri i Jashtëm grek, George Gerapetritis, theksoi se ata konfirmuan vullnetin e tyre për të ruajtur klimën pozitive që ata kanë arritur të ndërtojnë gjatë këtyre muajve.

Nga ana tjetër, homologu i tij turk, Hakan Fidan, shprehu besimin se mosmarrëveshjet midis Greqisë dhe Turqisë mund të zgjidhen në mënyrë të ndërsjellë dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar. “Unë besoj se ne mund t’i zgjidhim mosmarrëveshjet tona me fqinjin tonë Greqinë me respekt të ndërsjellë dhe në bazë të ligjit ndërkombëtar,” tha ai.

Dhjetorin e kaluar, Greqia dhe Turqia rifilluan bisedimet e nivelit të lartë për të ulur tensionet mes dy vendeve, pas një periudhe të gjatë tensioni, e cila u shënua nga mosmarrëveshjet mbi migrimin, eksplorimin e energjisë në Egje dhe çështjet e sovranitetit territorial. Ky proces ka nisur pas vizitës historike të presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, në Athinë për herë të parë në gjashtë vjet.

Në atë periudhë, Erdogan kishte vënë në dyshim traktatet shekullore që përcaktojnë kufijtë dhe sovranitetin, duke bërë madje kërcënime për pushtimin e disa ishujve grekë të Egjeut.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...