9.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Greqia prezanton paketën e re të masave anti-Covid/ Nga shtatori nuk do të ketë më teste falas, vaksinimi i detyrueshëm zbatohet për…

Qeveria greke shpall paketën e re të masave, që do të jenë në fuqi deri në Mars 2022. Ministri i Shëndetësisë së vendit, Vasilis Kikilias, ka theksuar se nga shtatori nuk do të ketë më teste falas për covid-19 për të pavaksinuarit, madje nga 1 shtator të punësuarit në sektorin e shëndetësisë që nuk kanë paraqitur certifikatën e vaksinimit do të ndalohen nga puna derisa të vaksinohen. Gjithashtu, për të pavaksinuarit ambientet e brendshme si dhe institucionet publike do të jenë thuajse të padepërtueshëm.

“Vaksinimi i detyrueshëm zbatohet për mjekët dhe farmacistët privatë”, tha Ministri i Shëndetësisë duke shpjeguar se do të ketë  gjobat dhe sanksion.

Po ashtu, një tjetër masë është se duke filluar nga 13 shtatori punonjësit e pavaksinuar në sektorin publik dhe privat duhet të bëjnë një test laboratorik çdo javë – me një kosto prej 10 eurosh.

Të punësuarit në sektorin e arsimit, mësues, edukatorë, në sektorin e turizmit, teatër, kinema, produksione muzikore, plus edhe studentët do të bëjnë dy rapid test në javë, me shpenzimet e tyre. Dy self test në javë (me procedurë të ngjashme me rapid test, por që bëhet në shtëpi) do të ofrohen falas vetëm për nxënësit deri në moshën 18 vjeçare, pavarësisht se nga muaji korrik është hapur edhe platforma për vaksinimin e grupmoshës 12-15 vjeç.

Sa i përket studentëve, dy teste do të jenë të detyrueshme, ndërsa testi do të jetë i nevojshëm për udhëtarët në mënyrë që të udhëtojnë.

Në rast udhëtimi brenda vendit, udhëtarët duhet të kryejnë një rapid test 48 orë para nisjes, që gjithashtu deklarohet në aplikacionin e qeverisë greke. Por, nuk do të lejohen të kryejnë testin në klinika apo spitale shtetërore, vetëm në klinikat private që lejojnë hyrjen e të pavaksinuarve.

Në ambientet e mbyllura, stadiumet etj., lejohet kapaciteti 100% vetëm me të vaksinuarit, në rast të kundërt do duhet të mbahen distancat sociale si dhe të gjithë të pranishmit të kenë deklaruar rapid test, pcr test të 48 orëve të fundit, apo certifikatë infektimi nga covid-19 6 muajt e fundit.

Në të gjitha vendet e punës në ambiente të mbyllura punëdhënësi me ligj ka të drejtë të dijë se  cilët nga punonjësit janë të vaksinuar.

Po ashtu do të jetë i detyrueshëm përdorimi i maskës në të gjitha zonat e jashtme ku ka tubime.

Sanksionet e mosrespektimit janë pezullimi i punës për punonjësit, jo ndjekja në shkollë për studentët dhe ndalimi i udhëtimit për udhëtarët.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT