27.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Grida Duma braktis mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve

Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ka braktisur mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, duke sulmuar edhe Enkelejd Alibeajn, që sipas saj gjithçka po e bën për protagonizëm personal.

Duma tha se në 3 raundet e para, propozimet për postin e presidentit duhet të bëhen nga opozita, dhe vetëm në dy raundet e fundit mazhoranca mund ta kalojë emrin e vetme.

“Mazhoranca ka të drejtën në raundet e fundit, që të kalojë me votat e veta, me 71 deputetë. Shqetësimi im është ky, që ne nuk duhet ti lejojmë një mazhorance, që nuk e ka legjitimitetin, jeni po ata që do të plotësoni kriteret e mrekullueshme qe jepni ne.

Ka disa individë në opozitë që duan të bëjnë protagonizëm personal. Opozita duhet ti kërkojë mazhorancës, që të votojë kandidatët e tyre, dhe nëse ata nuk e votojnë ata ta mbajnë në kurrizin e tyre.

Nuk ka nevojë që të zgjatet kaq shumë procesi, politika që nuk prodhon asgjë është politika e fasadës, nuk duhet të hyjmë në këtë proces”, u shpreh Duma.

Deputetja demokrate u shpreh kundër kritereve të bëra publike nga Alibeaj, që sipas saj thjesht legjitimojnë mazhorancën, që të zgjedhë kandidatët e saj.p

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...