11.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Gripi i shpendëve në Shqipëri/ “Asnjë rast i ri në 24 orët e fundit, AKU vazhdon rregullisht kontrollet në të gjithë territorin e vendit”

Ministria e Bujqësisë deklaroi sot se nuk ka asnjë rast të ri të gripit të shpendëve të konfirmuar nga ISUV gjatë 24 orëve të fundit, dhe po ashtu nuk ka pasur as denoncime apo njoftime në numrin e gjelbër.

Ajo theksoi se konsumatori nuk rrezikohet nga konsumimi i mishit apo vezëve të gatuara me me temperature më të larta se 70 gradë Celsius siç është edhe procedura normale e gatimit.

Gjeci u bëri thirrje fermerëve që hasin raste të dyshimit të gripit të shpendëve të kontaktojnë veterinerin.

“Mbi situatën e gripit të shpendëve në vendin tonë, edhe sot nuk kemi asnjë rast të ri të konfirmuar nga ISUV gjatë 24 orëve të fundit, dhe po ashtu nuk ka patur as denoncime apo njoftime në numrin e gjelbër.

AKVMB vazhdon monitorimin e situatës me veterinerët zyrtarë të shërbimit me kontrolle në ferma me drejtim prodhimtari vezë, mishi dhe miks, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.  Nuk ka vatra të tjera të raportuara apo dyshuara nga kontrollet e kryera për monitorim.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdon rregullisht kontrollet në të gjithë territorin e vendit. Nuk janë konstatuar shkelje apo problematika.

U kemi kërkuar bashkive bashkëpunim të plotë në lidhje me marrjen e masave për ndalimin e tregtimit të shpendëve të gjallë në mjediset e hapura të pamiratuara për shitje

në zbatim të urdhrit Nr.131, datë 25.3.2022 “Për marrjen e masave kufizuese për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjes së influencës aviare në shpendë, në mjediset e hapura dhe në tregjet e kafshëve të gjalla”.

Në 24 orët e fundit

Nuk kemi asnjë rast të ri të konfirmruar

Nuk kemi vatra të reja infeksioni

Nuk kemi asnjë stabiliment me drejtim prodhim për mish të infektuar

Vazhdon monitorimi i vazhdueshëm në Organizatën Botërore të Shëndetit të Kafshëve mbi situatën epidemiologjike të shfaqjes së influencës aviare me qëllim marrjen e masave kufizuese për importin në vend.

Vazhdon procesi për fuqizimin e flotës së veterinerëve zyrtarë

Jemi në monitorim të vazhdueshëm të të gjithë territorit

Vazhdojmë fushatën sensibilizuese për informimin e fermerëve mbi evidentimin dhe raportimin e rasteve të dyshuara.

Sigurojmë konsumatorin se ushqimet në tregun tonë, në qendrat e licensuara janë të sigurta. Nuk ka asnjë rrezik nga konsumi i mishit dhe vezëve të gatuara me temperature më të larta se 70 gradë Celsius siç është edhe procedura normale e gatimit.

U bëjmë me dije shtetasve shqiptarë që në rast të dyshimit se kanë shpendë të sëmurë në oborret e tyre të kontaktojnë menjëherë veterinerin zyrtar të zonës ose të telefonojnë falas në numrin e gjelbër 0800 33 66″, tha ajo.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

0
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...