35.4 C
Tiranë
Sunday, August 30, 2026

Ja cili është vendi më i lumtur në botë për vitin 2022/ Po Shqipëria si renditet?

Raporti Botëror i Lumturisë, një botim i Rrjetit të Zgjidhjeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së që bazohet në të dhënat e sondazheve globale nga njerëz në rreth 150 vende, shqyrton lumturinë në mbarë botën – kombet më të lumtura, ato në fund të shkallës së lumturisë dhe ato që qëndrojnë në mes, plus faktorët që priren të çojnë në lumturi më të madhe.

Shqipëria këtë vit renditet në vendin e 91-të, ndërsa në vitin e kaluar vendi ynë ishte i 93-ti.

Për të pestin vit radhazi, Finlanda është vendi më i lumtur në botë, sipas renditjes së raportit, bazuar kryesisht në vlerësimet e jetës nga Sondazhi Botëror i Gallup.

Vendi nordik dhe fqinjët e tij, Danimarka, Norvegjia, Suedia dhe Islanda të gjitha renditen shumë mirë në masat që përdor raporti për të shpjeguar gjetjet e tij: jetëgjatësi e shëndetshme, PBB për frymë, mbështetje sociale në kohë të vështira, korrupsion i ulët dhe besim i lartë shoqëror, bujari në një komunitet ku njerëzit kujdesen për njëri-tjetrin dhe liri për të marrë vendime kyçe të jetës.

Danimarka është në vendin e dytë në renditjen e këtij viti, e ndjekur nga Islanda në vendin e tretë. Suedia dhe Norvegjia janë respektivisht në vendin e shtatë dhe të tetë.

Zvicra, Holanda dhe Luksemburgu zënë vendet nga 4 deri në 6, Izraeli në vendin e 9-të dhe Zelanda e Re që përmbyll 10-shen e parë.

Kanadaja (nr. 15), Shtetet e Bashkuara (nr. 16) dhe Mbretëria e Bashkuar (Nr. 17) hynë të gjitha në top 20.

Ukraina është në vendin e 98-të në renditjen e Raportit Botëror të Lumturisë. Anketat mbi të cilat u bazua renditja e lumturisë së këtij viti u kryen shumë përpara pushtimit. Ndërsa Rusia renditet në vendin e 80-të.

Afganistani është në fund të renditjes (në vendin e 146).

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...