24.4 C
Tiranë
Wednesday, August 5, 2026

Hamasi kundër Trump: Netanyahu është pengesa e vetme për armëpushimin në Gaza

Gaza, 24 shtator – Hamasi hodhi poshtë sot akuzat e presidentit amerikan Donald Trump, i cili deklaroi në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara se grupi islamist palestinez po pengon përpjekjet për një armëpushim në Rripin e Gazës.

Në një deklaratë për shtyp, Hamasi tha se fjalët e Trump-it janë të pavërteta dhe se “asnjëherë nuk kemi qenë pengesë për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi”. Organizata akuzoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu si “kriminel lufte dhe i vetmi përgjegjës për bllokimin e negociatave”.

“Administrata amerikane, ndërmjetësit dhe e gjithë bota e dinë se Netanyahu është ai që pengon të gjitha përpjekjet për të arritur një marrëveshje,” thuhet në reagimin e Hamasit.

Më herët gjatë ditës, Trump kishte deklaruar se Hamasi refuzon të lirojë pengjet që ndodhen në Gaza dhe se ky qëndrim është arsyeja kryesore pse nuk ka ende një armëpushim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tmerr gjatë transmetimit live në TikTok, influenceri meksikan ekzekutohet para ndjekësve

0
Një tjetër ngjarje tronditëse ka goditur botën e rrjeteve sociale në Meksikë. Influenceri César Gastélum është qëlluar për vdekje teksa po transmetonte drejtpërdrejt në...

Vrasja tronditëse e influencers në transmetim live, arrestohet “El R1”, i dyshuari se urdhëroi...

0
Autoritetet meksikane kanë arrestuar Ramón Ángel Álvarez Ayala, i njohur me nofkën “El R1”, një nga drejtuesit e Kartelit Jalisco New Generation (CJNG), i...

Lista Serbe ankimon rezultatin e zgjedhjeve: Kundërshton mandatin e Nenad Rashiqit

0
Lista Serbe ka dorëzuar këtë të martë një ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër vendimit të Gjykatës Supreme, e cila konfirmoi rezultatet e...

Alarm nga AKSK: 56 tentativa për sulme kibernetike çdo minutë në Shqipëri gjatë gjysmës...

0
Infrastrukturat e informacionit në Shqipëri kanë qenë nën një presion të vazhdueshëm gjatë gjysmës së parë të vitit 2026. Sipas të dhënave zyrtare të...

Pezeshkian thyen heshtjen: “Nuk do të jap dorëheqjen, do të qëndroj i vendosur”

0
Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka mohuar zërat për një largim të mundshëm nga detyra, duke deklaruar se nuk ka ndërmend të japë dorëheqje...