27.5 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Hapja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare/ Rutte: “Keni bërë progres, jeni gati për negociatat, thelbësore të zgjidhet çështja e Bullgarisë me Maqedoninë e Veriut”

Në Konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, kryeministri i Holandës Mark Rutte deklaroi se Shqipëria ka bërë progresin e duhur për negociatat.

Rutte teksa shprehu mbështetjen për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, theksoi se shpreson që me zgjedhjet në Bullgari të dielën të zgjidhet dhe ngërçi me Maqedoninë, duke i hapur rrugë procesit të integrimit për Shqipërinë.

“Ne të dy e kemi ndërtuar miqësinë gjatë viteve, është më mirë të mos debatojmë së bashku dhe ne po e bëjmë këtë. Për të nisur Konferencën e Parë Ndërqeveritare është thelbësore të zgjidhet çështja e Bullgarisë me Maqedoninë e Veriut. Shpresoj të arrihet kjo gjë. Ju keni bërë shumë. Tashmë për të qenë të drejtë është bërë progresi i duhur. Tani duhet të përfshihemi në proces.

Kemi folur se çfarë duhet bërë në raport me universitetin, me bujqësinë, me bizneset dhe eksportet. Jam shumë i lumtur që vendet tona po zhvillojnë marrëdhëniet dypalëshe midis popujve. Ne kemi rritur eksportet dhe vlen të thuhet se Holanda është investitori më i madh në Shqipëri.

Ne vazhdojmë të takohemi, jemi takuar herën e fundit në samitin e NATO-s, më pas në Samitin e Ballkait Perëndimor dhe së fundmi në Samitin për Klimën në Glasgow, dhe le të vazhdojmë kështu të takohemi, ta bëjmë këtë miqësi praktike, pasi ka objektiva afatgjatë. Le të bëjmë që disa këto objektiva afatgjatë të japin efekt në periudhë afatshkurtër.

Tani të shpresojmë që pas zgjedhjes së të dielës në Bullgari të zgjidhim ngërçin që do ti hapë rrugë hapjes së negociatave”, tha Rute.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...