27.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Hapja e negociatave, Rama: “Do të vazhdojmë të raportojmë periodikisht për negociatat në Parlament dhe Këshillin kombëtar për Integrimin Europian”

Pjesa ceremoniale e tryezës së hapjes hapjes së negcoatave mes Shqipërisë dhe BE-së në Bruksel zgjati rreth 40 minuta. Nga këto 21 minuta folën ministri i jashtëm çek, si kryesuesi i Presidencës, Shefi i politikës së Jashtme në Bashkimin Europian Josep Borrell  Josef Borell dhe Komisioneri për Zgjerim Oliver Varheley ndërsa 19 minuta kryeministri Edi Rama.

Megjithatë pati një minutazh të gjatë për të folur, kreu i qeverisë preku në fjalimin e tij gjithçka, që nga lufta në Ukrainë, sulmi kibernetik nga një vend armiqësor, reforma në drejtësi, madje edhe bashkëpunimi me shoqërinë civile dhe lirinë e medias.

Por një term që Rama nuk e përmendi në asnjë moment ishte opozita. Pakica nuk ishte pjesë e fjalimit të kreut të qeverisë por as edhe pjesë e delegacionit zyrtar që e shoqëroi në Bruksel.

“Ne jo vetëm që do të vazhdojmë të raportojmë periodikisht për negociatat në Parlament dhe Këshillin kombëtar për Integrimin Europian, por do të gjejmë mënyra me ndihmën tuaj për të rritur cilësinë e këtyre proceseve duke përmirësuar ndërveprimin me shumë aktorë të ndryshëm. Në të njëjtën kohë do të punojmë që kritika e shoqërisë civile dhe liria e mediave të vazhdojnë të inkurajohen në mënyrë që qytetarët të mbeten të vetëdijshëm dhe vigjilentë sa qeveria që përpiqet të jetë për sfidat dhe mundësitë e kësaj rruge të re drejt anëtarësimit në BE”, tha Rama.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...