21.5 C
Tiranë
Friday, May 15, 2026
spot_img

Hapte profile false e publikonte video e foto të të tjerëve me shprehje fyese, pranga 22-vjeçarit

Një 22-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës për shantazh dhe denigrim nëpërmjet publikimit të video dhe fotove të qytetarëve në profile false në rrjetet sociale. Ai kërkonte shuma parash për të fshirë postimet e tij të ofenduese. Nga verifikimet ka rezultuar se ky individ është autor i disa ngjarjeve të kësaj natyre kriminale, duke prekur edhe persona që jetojnë jashtë Shqipërisë. Ky ndalim vjen si pasojë e një operacioni të koduar “R-13” nga Seksioni i Hetimit të Krimeve Kibernetike.

Krimi Kibernerik i Policisë së Tiranës ka zbuluar se 22-vjeçari Endri Xhaferri, në këmbim të fshirjes së profileve në rrjetet sociale që përmbanin foto dhe video të cilat u përkisnin personave të ndryshëm, kërkonte shuma parash, që shkonin deri në 1000 €.

“Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e krimeve kibernetike dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve që i kryejnë ato, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “R-13”.Si rezultat i këtij operacioni u ndalua shtetasi E. Xh., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas merrte fotografi dhe video të personave të ndryshëm në rrjete sociale, të cilat i publikonte në profile false, me shprehje fyese dhe denigruese. Për fshirjen e këtyre postimeve, 22-vjeçari, kërkonte në këmbim shuma parash, që shkonin deri në 1000 €”,-njofton policia.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nën dyshimin për ngacmim”, ndalohet për 48 orë drejtori i Onima-s, Ekrand Shabani

0
Drejtori i Onima, Ekrand Shabani, është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Ngacmimi”. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Prokurorisë...

“Humbi jetën pas përplasjes me motorin”, babai i ministres Adea Pirdeni viktimë e aksidentit...

0
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të enjteje në Tiranë, në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” me rrugën “Kongresi i Manastirit”. Një motor...

Aksident në rrugën Lezhë–Milot, tre persona të plagosur

0
Një aksident rrugor është regjistruar pranë fshatit Tresh, në rrugën e vjetër Lezhë–Milot, ku një automjet ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes. Si pasojë e aksidentit...

“Ju e ndërmerrni këtë proces të bazuar në mashtrime…” – Berisha sulmon mazhorancën për...

0
Kreu i Partia Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar mazhorancën se procesin e integrimit po e bazon në mashtrime, censurë dhe fshehje të së vërtetës. “Ju...

Tensione në Kuvend/ Peleshi përplaset me Manjën për procedurën dhe minutazhin e debatit

0
Në seancën plenare në Kuvendi i Shqipërisë janë regjistruar momente tensioni gjatë debatit parlamentar, ku kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka ndërhyrë për të...