25.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“Harta e Shqipërisë u “vesh rozë” dhe kjo sdo të jetë e fundit”, Rama në turin e falenderimeve

Në 14 maj, harta e Shqipërisë u “vesh rozë” dhe kryeministri Edi Rama u zotua që do punojë shumë fortë që kjo të mos jetë hera e fundit. Nga Bulqiza, kreu i qeverisë tha se ajo hartë është e bashkimit të Shqipërisë dhe një tregues se vendi do të shkojë përpara.

“Unë do kërkoj që të gjithë ata që janë me ne, të bëjnë çdo përpjekje që ajo harta elektorale e një harte që nuk është e ndarë, të mos jetë e tillë për herë të fundit, ne duhet ta shtyjmë përpara këtë vend dhe këtë shoqëri”, tha Rama.

Ai pati një falënderim të veçantë, jo vetëm për ata që votuan socialistët, por edhe ata që nuk i votuan, e për më tepër ata që nuk shkuan në votime.

“Falenderoj ato që nuk kapërcyen ylberin dhe nuk dolën të votojnë, që nuk e ndyen votën për një koalicion që ka ngrënë shuplakën më të rëndë nga shqiptarët, por edhe atyre që nuk votuan.Unë jam i bindur që kjo disfatë monumentale dhe skandaloze e atyre që e kanë marrë peng Shqipërinë, nuk është disfata e atyre që nuk mendojnë si ne, por e një grushti njerëzish. Më keq nuk ka, por nëse do ketë edhe më keq, akoma më shpejt do vijë dita kur të normalizohet jeta politike dhe për këtë meritë kryesore e kanë ata që nuk votojnë”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...