35.7 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Helmimi tragjik në Stamboll: 11 të arrestuar pas vdekjes së një nëne dhe dy fëmijëve të saj gjermano-turq

Autoritetet turke kanë arrestuar 11 persona në lidhje me ngjarjen e rëndë që çoi në vdekjen e një gruaje gjermano-turke dhe dy fëmijëve të saj në Stamboll. Familja, e cila jetonte në Gjermani, kishte ardhur në Turqi për pushime, por udhëtimi u kthye në tragjedi pas një helmimi fatal.

Sipas mediave turke, gruaja e identifikuar si Cigden Bocek humbi jetën të premten në spital, një ditë pasi dy fëmijët e saj – djali 6-vjeçar dhe vajza 3-vjeçare – ndërruan jetë si pasojë e helmimit. Babai i familjes vazhdon të qëndrojë nën kujdes intensiv, në gjendje kritike.

Familja u helmua të mërkurën e kaluar pasi konsumoi ushqime tradicionale në lagjen Ortaköy, pranë Bosforit. Hetimet paraprake dyshojnë se helmimi lidhet me ushqimin e servirur, ndërsa zyrtarët e prokurorisë së Stambollit kanë bërë të ditur se në hotelin ku qëndronte familja janë gjetur pesticide.

Lista e të arrestuarve përfshin pesë shitës ushqimi, pronarin e hotelit, dy punonjës të hotelit dhe tre punonjës të një kompanie të kontrollit të dëmtuesve, të cilët dyshohet se mund të kenë lidhje me përdorimin e substancave toksike.

Hetimet vazhdojnë për të përcaktuar përgjegjësinë dhe për të zbardhur plotësisht mënyrën se si substancat helmuese përfunduan në kontakt me ushqimin. Ngjarja ka shkaktuar reagim të gjerë në Turqi dhe Gjermani, duke ngritur shqetësime serioze mbi standardet e sigurisë ushqimore dhe përdorimin e kimikateve në ambientet turistike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...