10.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Heroi shqiptar në New York: Petrit Alijaj shpëton të dashurën nga sulmi me benzinë

Petrit Alijaj, 23-vjeç, është kthyer në një hero për të dashurën e tij, pasi u hodh mbi të për ta mbrojtur nga një sulm me benzinë. Ngjarja ndodhi pranë një stacioni treni në New York, kur një manjak i çmendur i hodhi benzinë të dashurës së tij dhe tentoi ta digjte.

Në përpjekje për ta mbrojtur, Petriti u hodh mbi të, duke marrë zjarr këmisha e tij. Ai e shqeu këmishën me forcë, por pësoi djegie të mëdha në një pjesë të trupit. Fotot tregojnë plagët e tij të rënda. Policia arriti në vendngjarje dhe arrestoi autorin, motivet e të cilit mbeten ende të paqarta.

Gazetarët e New York Post vizituan Petritin në spital, ku ai shfaqet i fashuar pothuajse i gjithi dhe mjekët kanë konfirmuar djegie në 30% të trupit të tij. Pavarësisht kësaj, 23-vjeçari shqiptar mbetet optimist dhe shprehet se veprimi i tij ia vlen për të mbrojtur një person që e dashuron.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...