24.5 C
Tiranë
Sunday, September 22, 2024
spot_img

Hetimi për inceneratorët/ Nënkryetarja e Komisionit hetimor: “Arsyeja se pse është vonuar inceneratori, kanë qenë dhe protestat”

Nënkryetarja e Komisionit hetimor për Inceneratorët, Ermonela Felaj ka parashtruar detaje nga vendimet e njëpasnjëshme të Këshillit Bashkiak të Fierit, për transferimin e impiantit nga zona e Portëzës, në Mbrostar.

Nga Komisioni Hetimor, Felaj tha se ishin disa arsye se pse u ndërtua në këtë vend inceneratori, pasi zona e parë nuk plotësonte kushtet. Ajo sqaroi edhe faktin se pse u vonua perfundimi i ndertimit te ketij projekti.

“Këtu ka pasur një propozim të paprekura që i është kërkuar ministrisë së Mjedisit. ka vijuar për gati 1 vit. Mjafton që t’ju vë në dispozicion dy data. Data që është dhënë leje nga këshilli i Territorit është 17 janari 2015. Më datën 27 korrik 2015 këshilli bashkiak i Fierit vendosi të ekzekutojë.

Këshilli Bashkiak i Fierit me vendimin nr, 40 të 26 tetor 2015 shpalli emergjencën mjedisore për fushën e mbetjeve, për një vend të ri depozitimi në njësinë administrative Portëz. Impianti u ndërtua në Mbrostar. Ky është një vendim i formës së prerë. është vendim gjykate i formës së prerë. Disa nga momentet që ngrihen si akuza, lidhur me vënien në funksionim të impiantit, e marrin përgjigjen në vendimin e kësaj gjykate. Në 24 tetor 2016, bashkisë Fieri i është dërguar një formë koncesioni.

Me vendim të Këshillit Bashkiak është vendosur procedura për shpronësimin e zonës ku do ndërtohej impianti. Në këtë letër kompania i bën me dije zotit Subashi se në realizmin e projektit në fjalë ka disa problematika, që kërkojnë të merren vendime nga Bashkia. Kush ishin këto problematika? Topografia e terrenit e bënte të vështirë vendosjen e impiantit dhe largësia po ashtu.

Pas kësaj bashkia Fier ishte e involvuar për t’i dhënë zgjidhej çështjes. Në dokumentacionin që i është dhënë komisionit hetimor thuhet se fusha e mbetjeve ishte në gjendje skandaloze. Fusha e depozitimit në Bashkinë e Fierit ka sipërfaqe 6.2 hektarë dhe 100 metër nga zona e banuar. Kjo justifikon se pse Bashkia e Fierit kërkonte që ky problem të zgjidhej. Bashkia Fier në përpjekje për të gjetur venddepozitimit të përshtatshëm, në 7 nëntor 2019 në Këshill u kërkua që të ngrihet një komision për të identifikuar zonën ku të bëhej ky impiant.

Ngritja e impiantit në Mbrostar, ishte në unanimitet të plotë, PD-PS dhe LSI. Janë bërë takime me komunitetin, janë takuar disa herë. Nga një lexim që bëra ka pasur rreth 100 pjesëmarrës në atë takim. Arsyeja se pse eshte vonuar inceneratori, kanë qenë dhe protestat. Shkak janë bërë edhe partitë politike. Siç ishte PD dhe LSI që u bënë bashkë. Këto situata e vonuan zhvillimin e projektit.”, tha Felaj

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT