24.9 C
Tiranë
Wednesday, September 2, 2026

Hetimi për Shëndetësinë, denoncon Vokshi: Në pak ditë, janë bërë mbi 10 shkelje të rregullores

Në një intervistë televizive, deputetja e Rithemelimit, Albana Vokshi, ka shprehur shqetësimin e saj për mënyrën si mazhoranca po i trajton komisionet hetimore në parlamentin shqiptar. Ajo ka theksuar se periudha e bllokimit të opozitës nga qeveria e kryeministrit Edi Rama ka vazhduar, përfshirë edhe në mënyrën sesi po trajtohet komisioni hetimor i Check Up dhe Sterilizimit.

Vokshi ka akuzuar mazhorancën se po vazhdon të bllokojë proceset hetimore, duke përmendur se një nga komisionet duhej të hetonte dy koncesionet, dy aferat më skandaloze, me vlerë prej mbi 200 milionë euro. Sipas saj, 8 deputetë të mazhorancës po mundohen ta bllokojnë këtë hetim, duke u bazuar në urdhërin që kanë marrë nga kryeministri Rama.

Vokshi gjithashtu ka denoncuar se mazhoranca po shkel rregullat dhe lidhjet që vetë e ka vendosur, duke shtuar se në vetëm pak ditë janë bërë mbi 10 shkelje të rregullores, kushtetutës dhe të ligjit nga ana e mazhorancës.

Vokshi: Periudha e bllokimi të opozitës kur Rama nuk ndërmerrte asnjë hap për të respektuar detyrime dhe të drejtat kushtetuese të opozitës në parlament poe vazhdon edhe me mënyurën si mazhoranca po e trajton komisionin hetimor të Check Up dhe Sterilizimit.

Bllokimi nuk ka mbaruar vetëm se tani po vazhdon me forma dhe mënyra të tjera.
Njëri prej komisioneve do bënte hetim parlamentar për dy koncesionet, dy aferat më skandaloze.

Vlera e tyre shkon më shumë se 200 milionë euro.
8 deputetët e mazhorancës po mundohen ta bllokojnë komisionin sepse kanë urdhër nga Edi Rama që të mos bëhet hetimi parlamentar.
Po shkelin edhe lidhet që i bënë vetë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...