33.2 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

“Ishte si një film, u tremba kur pashë kallashin” – dëshmitari rrëfen atentatin në Rinas ku u vra Glimando Dani dhe u plagos Muçi Sheqeri

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me atentatin e ndodhur dje në Rinas, ku Glimando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, u ekzekutua, ndërsa Muçi Sheqeri mbeti i plagosur.

Një dëshmitar i pranishëm në vendngjarje ka treguar:
“Kur po kaloja, dëgjova të shtënat. U tremba dhe pashë kallashin që u përdor. Automjeti u ndal, një person u vra dhe tjetri u plagos. Për mua është si një film, jam i shokuar dhe i tmerruar. Na largoi policia. Ata erdhën shpejt, por në atë moment nuk kishte prezencë policie.”

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00, menjëherë pasi Dani dhe Sheqeri kishin mbërritur nga Barcelona, ku ndodheshin që nga data 7 nëntor. Sipas policisë, autorët i zunë pritë viktimave me një automjet tjetër, duke qëlluar me breshëri plumbash mbi mjetin tip Benz me targa AB 099UO.

Në vendin e atentatit janë gjetur mbi 50 gëzhoja arme kallashnikov, të shkrepura me breshëri nga të paktën 3 armë. Rreth 40 minuta pas ngjarjes, policia lokalizoi të djegur automjetin e autorëve në fshatin Halil, Fushë-Krujë, ku brenda tij u gjetën 4 armë: 3 kallashnikovë dhe 1 pistoletë, që dyshohet të jenë përdorur në ekzekutimin e Danit.

Hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve janë në zhvillim e sipër nga strukturat e policisë dhe SPAK.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...