20.3 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Himarë/ Polici jashtë shërbimit ndërhyn të ndajë sherrin, goditet me thikë në qafë

Redin Caushaj, 25-vjeç, me detyre efektiv policie, mbeti i plagosur me thikë mbrëmjen e kaluar, pasi ndërhyri për të shuar një konflikt mes disa personave në fshatin Pilur në Himarë.

Efektivi, me detyrë inspektor i Policisë së zonës Lukovë, jashtë orarit të shërbimit, ishte duke kaluar në rrugë dhe kur ka parë personat që po konfliktoheshin ka ndërhyrë menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.
Gjatë përpjekjes për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, njëri prej tyre, shtetasi Thodhori Mërkuri 60 vjeç, nga fshati Pilur, e ka goditur me mjet prerës thikë në pjesën e qafës dhe për pasojë punonjësi i policisë ka mbetur i plagosur rëndë.

Gjendja e tij shëndetësore raportohet se është stabilizuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por me dëmtime. Kolegët e tij dhuruan gjak për t’i ardhur në ndihmë punonjësit të policie. 60-vjeçari Thodhori Mërkuri u arrestua pas disa orësh ndjekje nga policia. Ai ishte fshehur në ambientet e ish-repartit ushtarak në fshatin Pilur.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...