8.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

Historia tronditëse e ndodhur në Orikum: Pas 16 vitesh martesë vret gruan shtatzënë

Ngjarja trondit♪7se e ndodhur në Orikum ku oficerë të policisë gjyqësore janë njoftuar se në qytetin e Orikumit, në një shtëpi të braktisur, gjendet një grua e vdekur.

Policia kontaktin e parë e ka patur me shtetasin Shpëtim Çeliku, bashkëshorti i gruas së vdekur.

Ai fillimisht ka deklaruar se e ka gjetur gruan pa jetë dhe nuk dinte shkakun e vdekjes. Vetëm disa orë më vonë ai do të pranonte se e kishte vrarë bashkëshorten e tij.

Një rrëfim gjysëm i vërtetë, pasi nuk ka rrëfyer kohën e vrasjes, mënyrën e ekzekutimit të bashkëshortes shtatzanë, si dhe veprimet që ka kryer më pas.

Shpëtimi dhe Manushaqja ishin të martuar prej 16 vitesh dhe nga martesa e tyre kishin 3 fëmijë.

Në atë kohë përkatësisht një djalë 12 vjeç dhe dy vajza 7 dhe 3 vjeç. Ndërkohë që Manushaqja ishte në mujan e 6 të shtatzanisë. Priste të sillte në jetë një tjetër djalë.

Familja kishte rreth një muaj që ishte vendosur në qytetin e Orikumit. Ishin në kërkim të një jete më të mirë. Ata banonin në një shtëpi të braktisur dhe që nuk kishte as kushtet më minimale.

“Kur mami dhe babi shkojnë të mbledhin kanoce unë dhe motra rrimë në shtëpi, ndonjëherë shkojmë edhe ne me ata kur nuk është shumë ftohtë. Por edhe te shtëpia ime bën shumë ftohtë pasi nuk ka dritare. Vetëm te dhoma ku flemë ne me mamin dhe babin ka derë, është shtëpi e vjetër aty nuk ka as televizorë. Nuk ka asnjë gjë. Për tu ngrohur mami na ndez një zjarr brenda në dhomë në një cep” dëshmia e vajzës 7 vjeçare.

Shpëtimi mendonte se ky qytet do ti ofronte më shumë punë në mbledhjen e kanoçeve dhe të hekurave. Por xhelozia duket se po i errësonte sytë çdo ditë e më shumë. Sipas dëshmisë së vajzës së tyre, ai ishte i dhunshëm me Manushaqen.

“Mami bënte punë, babi pinte raki dhe e rrihte mamin” dëshmia e vajzës 7 vjeçare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

22-vjeçari dhunon nënën dhe vjedh sende e motorin e babait, arrestohet në Vlorë

0
Vlorë – Një ngjarje e rëndë familjare ka përfunduar me arrestimin e një 22-vjeçari në Vlorë. Sipas policisë, i riu, identifikuar si E. P.,...

“E godita me thikë në park” – 14-vjeçari pranon vrasjen e 12-vjeçarit në Birmingham

0
Birmingham – Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Birmingham, pasi një fëmijë 12-vjeçar, Leo Ross, u vra me thikë nga një i...

“Nuk mund të luash me fatkeqësinë e dikujt” – DJ Gimbo reagon ndaj pyetjes...

0
Një debat i ashpër ka shpërthyer mes DJ Gimbo-s dhe banorit të “Big Brother VIP Albania”, Rogert, pas një pyetjeje që ky i fundit...

Sherr me thika në Sarandë, dy të plagosur dhe dy të arrestuar

0
Sarandë – Një përleshje me shkopinj dhe thika në lagjen “Baba Rexhep” të qytetit të Sarandës ka lënë dy të plagosur dhe ka sjellë...

Vokshi nga Strasburgu: Shqipëria po shndërrohet në autokraci elektorale

0
Strasburg – Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka ngritur akuza të forta gjatë pjesëmarrjes në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës,...