34.6 C
Tiranë
Wednesday, July 15, 2026

Florenc Çapja vijon betejën me drejtësinë shqiptare për të mos u ekstraduar,Apeli në Dubai në favor të tij

Ndërsa në Gjykatën e Posaçme po zhvillohen gjyqe, që shumica shtyhen në ngarkim të Ardian Çapjas dhe grupit të tij në Dubai, Florenc Çapja vijon betejën me drejtësinë shqiptare për të mos u ekstraduar.

Dy ditë më parë, në Gjykatën e Apelit të Dubait është zhvilluar një tjetër seancë gjyqësore, ku një avokate e një prej studiove më të njohura të avokatisë në vend, ka kundërshtuar me forcë kërkesën e palës shqiptare për ta marrë Florenc Çapjan për ta vënë para drejtësisë për vrasjen e babë e bir 10 vite më parë!

Janë mediat vendase që kanë hedhur dritë mbi detajet e rëndësishme të mbrojtjes që po i bëhet Çapjas, për të cilin mësohet se bashkëshortja e tij ka lënë një garanci prej 55 mijë eurosh që Florenci të hetohej në liri.

Sipas detajeve që kanë dalë nga gjykata e Dubait është mësuar se avokatja mbrojtëse ka parashtruar një sërë faktesh që klienti i saj të mos ekstradohej, kjo për shkak se mungon edhe një marrëveshje ekstradimi, po edhe se klienti i saj akuzohet me të padrejtë nga prokuroria shqiptare pasi ai në momentin që ka ndodhur krimi nuk ka qenë në Shqipëri por në Maqedoni.

Apeli ka vendosur në favor të klientit të saj shqiptar, duke e lënë sërish të lirë Florenc Çapjan, emrin rreth të cilit sillen një mori atentatesh, pritash e vrasjesh.

DETAJET E GJYQIT

Gjykata e Apelit në Dubai rrëzoi ditën e martë kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e një të kërkuari për vrasje të dyfishtë, raportojnë mediat vendase.

Në një shkrim të gjatë bëhet me dije se Apeli në Dubai e ka rrëzuar kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e tij për mungesë provash dhe për mungesën e një marrëveshje ekstradimi mes dy vendeve.

Autoritetet shqiptare kanë paraqitur një kërkesë në fillim të vitit të kaluar duke kërkuar ekstradimin e tij me akuzën e vrasjes, mbajtjes së armëve pa licencë dhe të qenurit anëtar i një grupi të krimit të organizuar në vend.

Florenc Çapja, megjithëse në kërkim për vrasje në Shqipëri, prej 12 korriku është një qytetar i lirë në Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe nuk është më në mbikëqyrje nga autoritetet sepse sipas fakteve që vijnë nga Dubai ka qenë bashkëshortja e tij e cila ka paguar shumën prej 200,000 Dhah(rreth 55 mijë dollarë) në Gjykatë dhe ai ka fituar lirinë me kusht rreth 2 muaj pas prangosjes në aeroport!

Mbrojtja e shqiptarit i ka thënë gjykatës se kërkesa duhet të refuzohet, sepse Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Shqipëria nuk kanë traktat ekstradimi dhe klienti i saj nuk ishte në Shqipëri kur u krye krimi për të cilin akuzohet.

Hetuesit nga Shqipëria iu kanë thënë autoriteteve të Dubait se shqiptari punësoi dy vrasës në vitin 2012 dhe u pagoi atyre 50,000 euro (56,447 dollarë) për të vrarë babë e bir.

Oficerët në Dubai e arrestuan 40-vjeçarin kur çështja u hap për herë të parë vitin e kaluar dhe ai u mbajt në paraburgim kur zbriti në Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait më 31 maj 2021 ku edhe mohoi të gjitha akuzat që i kishin ngritur.

Çapja i tha Gjykatës në Dubai se akuzat dhe kërkesa për ekstradim kishin për qëllim dëmtimin e reputacionit të familjes së tij, e cila po garonte në zgjedhjet në Shqipëri.

Sipas mediave vendase, në emër të Çapjas ka folur mbrojtësja e tij e cila i ka thënë Gjykatës: “Një nga familja e tij e njohur politike kandidoi për zgjedhje në Shqipëri dhe klienti im beson se kërkesa për ekstradim për një vrasje që nuk e ka kryer është një përpjekje për të shtrembëruar reputacionin e familjes së tij dhe për të ndikuar në opinionin publik”!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kosova shpall “non grata” ministren serbe Paunoviç, Sveçla: “Çdo përpjekje për të ringjallur ideologjitë...

0
Kosova ka shpallur person “të padëshirueshëm” ministren serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviç, duke i ndaluar asaj përherë hyrjen apo kalimin...

“Forcat amerikane janë gati për veprim”, nis bllokada detare ndaj Iranit pas urdhrit të...

0
Bllokada e re detare ndaj Iranit ka nisur në orën 23:00 sipas kohës greke, në zbatim të paralajmërimeve të mëparshme të presidentit amerikan Donald...

Spanja në finalen e Botërorit pas 16 vitesh, “La Roja” eliminon Francën me dy...

0
Spanja është finalistja e parë e Kupës së Botës 2026, pasi ka mposhtur Francën me rezultatin 2-0 në gjysmëfinalen e zhvilluar në Arlington, Texas. Skuadra...

Aksident tragjik në Vlorë, automjeti përplas për vdekje 80-vjeçaren në Vranisht

0
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e së martës në qarkun e Vlorës, ku një këmbësore 80-vjeçare ka humbur jetën pasi është...

“Konflikt interesi te gjyqtari Ilir Panda?”, ndryshimet në trupën gjykuese për Veliajn ngrenë pikëpyetje...

0
Ndryshime të papritura procedurale në Gjykatën e Lartë kanë ngritur pikëpyetje mbi procesin gjyqësor ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa Gjykata Kushtetuese ka...