19.8 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Horoskopi ditor, e hënë, 1 Janar 2024

Dashi
Dita e parë e Vitit 2024 do të jetë mjaft e bukur për ju. Pavarësisht disa komplikimeve të vogla familjare, atmosfera e përgjithshme do jetë pozitive. Merrni kohë për t’u fokusuar në marrëdhëniet emocionale dhe lejoni vetes momente qetësie.

Demi

Sfera sentimentale duket shumë në favorin tuaj në këtë ditë. Përfitoni nga ndikimet e dobishme të Hënës dhe shijoni momente të qeta me njerëzit e dashur për ju. Shijoni ditët e pushimit dhe relsksohuni e mos mendoni më për punën.

Binjakët

Dita e parë e Vitit të Ri nuk paraqitet shumë pozitive për ju, megjithatë ju mos u dorëzoni. Jepni të gjitha energjitë pozitive tuajat dhe ata që janë rreth jush do të marrin nga energjia juaj. Mos u dekurajoni pasi kjo është thjesht një fazë kalimtare.

Gaforrja

Parashikimi është i drejtë për këtë ditë të parë të janarit. Edhe pse Hëna në opozitë mund të ndikojë jo shumë për mirë tek ju, ky është vetëm një moment kalimtar. Ruani qetësinë në jetën tuaj emocionale dhe do ta kaloni lehtësisht këtë fazë.

Luani

Në këtë ditë do të jeni optimistë. Përfitoni nga një marrëdhënie e këndshme dhe kultivoni shpresën për ta nisur mirë Vitin e Ri. Nga pikëpamja profesionale, shumë projekte dhe gjëra të bukura ju presin! Gjithashtu edhe marrëdhënia juaj e dashurisë paraqitet më mirë së asnjëherë më parë.

Virgjëresha

Venusin dhe yjet e tjerë do t’i keni në një pozicion negativ. Për fat të mirë, Hëna është në anën tuaj dhe dita nuk do të jetë aq e keqe. Mundohuni të përqendroheni në momentet pozitive për ta nisur Vitin e Ri 2024 sa më mbarë të jetë e mundur.

Peshorja

Pavarësisht disa shqetësimeve të vogla, ditën e sotme do të shijoni momente mjaft romantike me partnerin/en tuaj. Falë Venusit do të përjetoni momente plot dashuri që ta nisni ashtu siç duhet Vitin e Ri 2024.

Akrepi

Sfera sentimentale duket e këndshme në këtë ditë. Do të jeni në humor të mirë dhe marrëdhënia me të dashurin/ën do të jetë ashtu siç ju keni ëndërruar. Marrëdhënia e besimit do të jetë më e fortë dhe po ashtu edhe lidhja juaj.

Shigjetari

Me Venusin në lidhje, së bashku me Merkurin dhe Marsin, marrëdhënia me partnerin/en do të jetë e pjekur dhe romantike. Do të keni plane të mëdha për historinë tuaj të dashurisë dhe fillimi me “këmbën e djathtë” do të jetë shumë i rëndësishëm.

Bricjapi

Do të keni mundësinë ta nisni Vitin e Ri 2024 ashtu siç ju pëlqen ju, me harmoni dhe emocione pozitive. Do të jetë një periudhë ideale për t’u fokusuar në jetën tuaj të dashurisë dhe për t’i dhënë vetes emocione të këndshme dhe po ashtu do të rriteni profesionalisht.

Ujori

Do të jeni të hapur për propozime të reja që do t’ju lejojnë të gjeni drejtimin e duhur dhe të arrini qëllime të rëndësishme gjatë vitit. Projekte të reja ju presin në punën tuaj. Ku i dihet, këtë vit, mbase mund të takoni dhe njeriun me të cilin do të kaloni jetën.

Peshqit

Pavarësisht disa yjeve të pafavorshëm si Venusi, Mërkuri dhe Marsi, afrojini marrëdhënies tuaj me delikatesë. Dita do të karakterizohet nga një qetësi e mjaftueshme, por do të jetë e rëndësishme të bëni diçka për të përmirësuar në marrëdhëniet me të tjerët.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nëse familjes teme i preket edhe një qime floku, s’kam me ju lanë pa...

0
Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar sërish në rrjetet sociale pas largimit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, duke publikuar këtë herë një mesazh të...

“U dhunuan pasi denoncuan parcelën me 15 mijë rrënjë kanabis?” Sulmi ndaj çiftit në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Fushë-Arrëzin, ku bashkëshortët Skënder dhe Bardhe Nika janë dhunuar brutalisht nga persona ende të paidentifikuar. Sipas raportimeve mediatike, një...

“O është çmendur Europa, o ka diçka që nuk shkon me protestuesit”/ Rama reagon...

0
Parlamenti Europian ka rrëzuar amendamentin që lidhej me Sazanin dhe Zvernecin në rezolutën për Shqipërinë, duke miratuar dokumentin final me shumicë dërrmuese votash. Pas këtij...

Tragjike në Lushnjë/ Humb kontrollin e mjetit bujqësor, fermeri 65-vjeçar humb jetën në vend

0
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Lushnjës, ku një fermer ka humbur jetën gjatë punës me mjet bujqësor. Viktima është...

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...