25.8 C
Tiranë
Wednesday, September 2, 2026

Horoskopi ditor, e shtunë , 20 Janar 2024

Dashi

Çështjet e parave mund të kenë nevojë për vëmendjen tuaj sot dhe ju ndoshta nuk jeni në hapësirën e duhur për të menduar për këtë gjë sepse mendja juaj është në projektet që dëshironi. Por, nëse të paktën nuk e bëni këtë përpjekje, do të jeni të shqetësuar për të gjithë ditën. Jepni maksimumin tuaj dhe kërkoni ndihmë nëse duhet.

Demi

Saturni do ketë ndikim të drejtpërdrejtë sot në jetën tuaj. Dashuria e parë që duhet të ndjeni, është ajo ndaj vetes dhe vetëm kështu mund t’i doni të tjerët dhe të jepni më shumë. Ndikimi i favorshëm i Venusit, parashikon lindjen e ndjenjave të reja pozitive. Kushtojuni më shumë kohë emocioneve.

Binjakët

Duhet që të dini si të prisni reagimin ndaj disa problemeve të caktuara ose vështirësisë në një lidhje. Kozmosi ju sugjeron që të ndiqni zemrën dhe do ta kuptoni që ju është bërë një gabim. Më e mira është të falësh.


Gaforrja

Të jeni të zgjuar dhe dinakë nuk do të thotë të mos jeni korrektë, sepse janë të tjetër ata që përpiqen t’jua hedhin, ndërsa ju duhet të kundërveproni. Fati do të jetë me ju edhe në dashuri.

Luani

Përfitoni nga horoskopi i mirë i kësaj të shtune dhe veproni. Kushtojini më shumë kohë vetes tuaj dhe partnerit/es, duke i dhënë jetë fushës së ndjenjave. Parashikohet që të ndodhë diçka pozitive.

Virgjëresha

Përpiquni që të mos ia lini në dorë fatit çfarë do të ndodhë 24 orëshin e fundit, sidomos në punë, ku kolegët do të jenë në pritje të çdo gabim të mundshëm, në mënyrë që t’ju bëjnë të dukeni keq.

Peshorja

Do ta keni mendjen tepër të kthjellët sot dhe komunikimi me të tjerët do të shkojë shumë mirë. Do të shihni se do t’ju duhen shumë pak fjalë për të dalë aty ku doni. Opinioni juaj kritik, praktik dhe me baza luan një rol kyç në aktivitetet e ditës së sotme.

Akrepi

Një mik apo partner romantik mund të mos komunikojë me ju ashtu siç duhet. Diçka mund ta shqetësojë të dashurën tuaj, por nuk dëshiron ta diskutojë atë. Edhe nëse e pyesni, përgjigjet ka të ngjarë të jenë evazive. Ndoshta është më mirë të lini partnerin vetëm për ta zgjidhur atë.

Shigjetari

Yjet ju japin qetësi sot. Do të jetë një ditë e cila parashikon rikuperim total për të lindurit e kësaj shenje. Parashikohen të reja të rëndësishme, sa i takon dashurisë, lidhjeve të reja, apo pajtimeve. Mësoni të shpenzoni me kursim.

Bricjapi

Energjia e ditës do të nxjerrë emocionet e fshehura për një person të caktuar. Nëse merrni një vendim duke u bazuar në mënyrën si ndiheni, mund të bëni një gabim. Më mirë të prisni.

Ujori

Edhe sot pritet një ditë përgjithësisht pozitive, pasi jeni akoma nën ndikimin e Mërkurit nga njëra anë dhe Afërditës nga ana tjetër. Edhe aspekti sentimental do të jetë pozitiv.

Peshqit

Nëse jeni në kërkim të dashurisë, mos u shpërqendroni duke menduar për disa persona njëkohësisht. Përqendrohuni vetëm te njeri prej tyre. Do të kaloni një të shtunë të qetë nën praninë e të afërmve dhe miqve tuaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...