33 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Houthit kërcënojnë SHBA-në: “Do të sulmojmë anijet në Detin e Kuq nëse ndërhyni kundër Iranit”

Tensionet në Lindjen e Mesme vijojnë të përshkallëzohen. Grupi militant Houthi në Jemen, i mbështetur nga Irani, ka kërcënuar drejtpërdrejt Shtetet e Bashkuara të Amerikës me sulme ndaj anijeve të saj në Detin e Kuq, në rast të një përfshirjeje ushtarake amerikane në ndonjë operacion kundër Iranit.

“Nëse SHBA-ja përfshihet në çfarëdo sulmi dhe agresioni ndaj Iranit me armikun izraelit, forcat e armatosura do t’ua mësyjnë anijeve të saj në Detin e Kuq”, deklaroi zëdhënësi i Houthit në një video të publikuar së fundmi.

Ky paralajmërim vjen pavarësisht një marrëveshjeje të arritur në maj midis Uashingtonit dhe Houthive për një armëpushim, që kishte për synim ndaljen e sulmeve ndaj anijeve tregtare në këtë rrugë detare strategjike. Houthit kishin ndërmarrë një sërë sulmesh më herët, duke i cilësuar si akte solidariteti me popullin palestinez në Rripin e Gazës.

Përgjigja amerikane ndaj këtyre veprimeve nuk ka munguar. Fillimisht nën administratën e ish-presidentit Joe Biden, Shtetet e Bashkuara ndërmorën sulme ajrore ndaj pozicioneve të Houthive. Situata është intensifikuar më tej me ardhjen në pushtet të Donald Trumpit, i cili ka ndjekur një qasje më agresive ndaj forcave të lidhura me Iranin në rajon.

Kërcënimi i fundit i Houthive sinjalizon një kërcënim serioz ndaj sigurisë së lundrimit në Detin e Kuq, një nga korridoret më të rëndësishme tregtare të botës, duke rritur shqetësimet për një përplasje të mundshme më të gjerë në rajon mes fuqive globale dhe aleatëve të tyre lokalë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...