Një shtetas belg ka humbur jetën mbrëmjen e së hënës në Golem, Kavajë.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 20:00, shtetasi belg B. T., 48 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i një hoteli.
Si pasojë e rënies, 48-vjeçari ka humbur jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.





