Një 36-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në zonën e Alliasit, në Tiranë.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:30, kur shtetasi G. S., 36 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i një pallati.
Si pasojë e rënies, 36-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.





