10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

I arrestuar si i përfshirë, Kamarieri 24-vjeçar thotë se ka konsumuar drogë me Liam Payne: Nuk kam fituar para

Kamarieri argjentinas, Braian Nahuel Paiz, ka thyer heshtjen një muaj pas vdekjes tragjike të yllit të muzikës Liam Payne. Paiz është një nga tre personat e arrestuar në Buenos Aires, të akuzuar për lidhje me rastin që tronditi gjithë botën. Në një intervistë për një gazetë argjentinase, ai ka treguar detaje të reja për takimin e tij me këngëtarin dhe për ngjarjet që mund të kenë çuar në tragjedi.

Sipas Paiz, kontakti i parë me Liam Payne ndodhi në restorantin ku këngëtari darkoi me të dashurën e tij, Kate Cassidy. Kamarieri shprehet se kishte dëgjuar thashethemet për përdorimin e drogës nga Payne dhe e gjeti atë nën efektin e drogës gjatë takimit.

Kur e takova unë, ai ishte nën efektin e drogës. Nuk hëngri asgjë. Më foli për projektin e tij të ardhshëm në muzikë,” ka thënë Paiz, duke shtuar se kishin konsumuar drogë së bashku, por nuk kishin bërë asnjë lloj transaksioni të parave për këtë.

Unë mora marijuanë, ai kokainë,” tha Paiz, duke hedhur poshtë çdo akuzë për përfitim material nga ai takim. Po ashtu, ai zbuloi se këngëtari i kishte shkruar nëpërmjet një llogarie anonime në Instagram. Ekspertiza mjekësore ka konfirmuar se Liam Payne kishte konsumuar alkool dhe kokainë para vdekjes së tij, dhe çdo dyshim për vetëvrasje është hedhur poshtë.

Ky rast ka shkaktuar trishtim të madh dhe ka nxjerrë në pah përdorimin e substancave të rrezikshme nga një nga yjet më të njohura të muzikës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...

Rama: ‘Made in Albania’ si pasaportë drejt BE-së, qeveria mbështet fuqimisht eksportuesit”

0
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se marka “Made in Albania” përfaqëson jo vetëm cilësinë, por edhe një pasaportë drejt Bashkimit Europian, dhe qeveria do...

Gjykata në Leipzig shpall të pafajshëm 52-vjeçarin shqiptar për vrasjen e bashkatdhetarit

0
Një gjykatë rajonale në Leipzig, Gjermani, ka shpallur të pafajshëm një 52-vjeçar shqiptar, i akuzuar për vrasjen e një bashkatdhetari të tij 29-vjeçar, më...

Pesë llojet e dashurisë që çdo njeri dëshiron të përjetojë

0
Dashuria është ndoshta ndjenja më e fuqishme në botë. Çdokush e kërkon dhe dëshiron ta përjetojë gjatë gjithë jetës, por jo të gjithë kanë...