Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vdekjen tragjike të tre personave në Majac të Podujevës, ku Ilaz Brahimi, gruaja e axhës së tij, dhe autorja e ngjarjes, Ardita Gashi, humbën jetën.
Gazetari Vullnet Krasniqi raportoi për Klan Kosova se ndaj Brahimit po ushtrohej presion për martesë:
“Mua nuk ma mbush mendjen askush që ti del në takim me dikë dy herë, dhe pas dy takimeve ai djali të thotë jo nuk po du me kalu, edhe ti shkon e vret. Tentimi, në mesazhet që ma kanë ardh mua dhe Jehonës, është se ajo [Ardita Gashi], ka tentuar me i mbet në dorë, ajo ka qenë çikë e cila me zor ka dashur me i mbet në dorë. Ai [Ilaz Brahimi], ka qenë djalë i diasporës, u ardh këtu me u taku dhe me u martu.”
Krasniqi shtoi se ngjarja reflekton edhe një presion patriarkal mbi burrat dhe vështirësi sociale të lidhura me pritshmëritë tradicionale.
Prezantuesja e emisionit “Kosova Today”, Jehona Bajrami, tha se 45-vjeçari, sipas familjarëve, do duhej të kthehej të hënën në Gjermani, por tragjikisht nuk e arriti këtë udhëtim.
Ngjarja përfundoi me vdekjen e Ilaz Brahimit, 73-vjeçares Miradije Gashi, dhe vetë Ardita Gashi, e cila dyshohet se i dha fund jetës pas kryerjes së veprës. Rrethanat e plotë të tragjedisë mbeten ende të paqarta, ndërsa hetimet vazhdojnë.






