27.3 C
Tiranë
Tuesday, June 23, 2026

I dënuar për pedofili në Shqipëri në 2010, 71-vjeçari përmes fesë ngacmonte femijët e mitur në Britani

Gjykata britanike dënoi me 20 muaj burg 71-vjeçarin Robin Arnold, i cili u burgos në Shqipëri në vitin 2010 me akuzën e përdhunimit të një djali në jetimoren “fëmijët e tij” në Tiranë.

Mediat britanike shkruajnë se pas lirimit në vitin 2020, ai u kthye në Angli dhe në qershor të këtij viti, u zbulua se po miqësohej me fëmijët e disa familjeve afrikane në Carlisle të cilave u kishte ofruar ndihma monetare.

Gjykata e Carlisle e dënoi me 20 muaj 71-vjeçarin i cili pranoi se kishte shkelur urdhrin e dhënë ndaj tij më herët për parandalimin e krimeve seksuale.

Sipas vendimit, Arnold ndalohej të jetonte ose të qëndronte në çdo familje ku kishte fëmijë, përveç rasteve kur prindërit ose kujdestarët ishin të informuar për orientimin e tij seksual, i cili përfshin veprime të pahijshme që datojnë që nga vitet 1987 dhe 1994.raporton BBC.

“Fëmijët ishin njohur me të moshuarin pasi u sillte dhurata. Ata i referoheshin atij si “Xhaxha Rob,” tha prokurori Ben Stanley.

Robin Arnold, tani 71 vjeç, ishte një nga dy britanikët e burgosur në vitin 2010 nga gjykata e Tiranës. Ai u dënua me 15 vjet e gjysmë burg për përdhunimin e një djali 13 vjeç. I akuzuari tjetër Dino Christodolou u dënua me 20 vjet dhe të dy kishin punuar në jetimoren e themeluar në fillim të viteve 2000, nga David Brown, i dënuar në vitin 2008 me 20 vjet heqje lirie.

Muajin e kaluar policia mësoi se Arnold ishte miqësuar me një numër familjesh afrikane në Carlisle. Ai ishte prezantuar dhe i kishte ofruar ndihmë. Numri i tij celular u shpërnda brenda komunitetit.

“Pre” e tij ranë dy nëna, secila me tre fëmijë dhe një baba me dy të mitur. Në disa data të ndryshme në fund të vitit 2022 dhe në fillim të 2023, Arnold kishte dërguar mobilje në shtëpitë e tyre ndërsa fëmijët ishin të pranishëm.

“Fëmijët njiheshin me të pandehurin. Ai u sillte dhurata. Ata e thërrisnin atë Xha Rob”, tha prokurori Ben Stanley.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Martë, 23 Qershor 2026

0
♈ Dashi Sot ndiheni të motivuar për të çuar përpara planet tuaja. Energjia juaj tërheq vëmendjen e të tjerëve dhe mund të fitoni mbështetje për...

Parashikimi I motit, e Martë, 23 Qershor 2026

0
23 qershori pritet të jetë një ditë tipike verore në Shqipëri, me mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura të larta. Bregdeti do të përfitojë...

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...