12.5 C
Tiranë
Friday, May 3, 2024
spot_img

I dha vulën e PD-së Berishës, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra gjyqtarin Agron Zhukri

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot gjyqtarin e Tiranës, Agron Zhukri, për shkak të balancave negative dhe pamundësisë financiare. Zhukri ishte i përfshirë në shqyrtimin e konfliktit të brendshëm të Partisë Demokratike për logon e partisë dhe vulën, duke dhënë të drejtë Sali Berishës dhe grupit të Rithemelimit.

Edhe pse vendimi u rrëzua nga Gjykata e Apelit, procesi gjyqësor për vulën vazhdon. Në seancën e sotme, Zhukri nuk ishte i pranishëm, por u përfaqësua nga djali i tij.

Seanca dëgjimore ka zbuluar pamundësi financiare në familjen e tij për krijimin e pasurive, në shumën prej 93 milionë lekëve. Analiza financiare ka treguar pamundësi në shumën 21 milionë lekë para vitit 2003 dhe 72 milionë lekë për vitet në vijim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT