22.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, kapet në Vlorë 33-vjeçari i akuzuar në Spanjë për kultivim kanabisi

Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Vlorë.

Mësohet se i riu Dienis Haskaj, i kërkuar nga autoritetet e drejtësisë spanjolle, është pjesëtar i një grupi kriminal në fushën e kultivimit dhe prodhimit të kanabisit.

Ky shtetas në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë e spanjollë, merrnin shtëpi me qera në zonën e Castellonit dhe i përshtasnin për të kultivuar bimë narkotike me anë të llambave.

33-vjeçari që përdorte dhe dy mbiemra të tjerë, Hoxhaj dhe Jazaj, pritet të ekstradohet drejt Spanjës.

Njoftimi i policise:

Vlorë/Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet në Vlorë, operacioni policor i koduar “Castellon”, i zhvilluar nga Fast Albania në bashkëpunim të ngushtë me strukturat hetimore dhe operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe Interpol Tiranën.

Kapet dhe vihet në pranga një i kërkuar nga autoritetet e drejtësisë Spanjolle, pjesëtar i një grupi kriminal në fushën e kultivimit dhe prodhimit të kanabisit.

Në vijim të opeacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Fast Albania, në bashkëpunim me Policitë Vendore, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, është finalizuar një tjetër operacion në bashkëpunim të ngushtë me DVP Vlorë. Bazuar dhe në inteligjencën policore, strukturat e hetimit të krimeve dhe ato operacionale në DVP Vlore në bashkëpunim me njësinë FAST Albania në Drejtorinë e Përgjithëshme të Policisë së Shtetit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Castellon”, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin provizor me qëllim ekstradimin drejt Spanjës të shtetasit :

-V. H, alias V. H, alias V. J, 33 vjec, banues në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë.

Arrestimi provizor i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Castellon Spanjë, më datë 06.07.2023, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Trafik droge”, “Organizatë kriminale” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”, të parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës. Ky shtetas në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë e spanjollë, merrnin shtëpi me qera në zonën e Castellonit dhe i përshtasnin për të kultivuar bimë narkotike me anë të llambave.

Interpol Tirana vijon procedurat ligjore për ekstradimin e tij drejt Spanjës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...