26.5 C
Tiranë
Thursday, May 21, 2026
spot_img

I shpallur në kërkim pasi tentoi të vriste punonjësin e lavazhit, policia e Vlorës arreston 43-vjeçarin

Policia e Vlorës ka arrestuar 43-vjeçarin Arbër Shollaj, pasi rezultonte një person i shpallur në kërkim për një ngjarje të rëndë të ndodhur më 31 dhjetor, ku tentoi të vriste me armë 36-vjeçarin Shkëlzen Gjoni.

Ngjarja u shënuar në lagjen “Uji i Ftohtë”, në ambientet e një lavazhi, ku 43-vjeçari tentoi të futej pa radhë për të larë makinën, por u kundërshtua nga punonjësi i lavazhit.

43-vjeçari mori armën që dispononte dhe qëlloi në drejtim të 36 vjeçarit, pa i shkaktuar dëmtime.

Njoftimi i  policisë:

Tentoi ta vriste me armë zjarri 36-vjeçarin, mesditën e datës 31.12.2021, kapet dhe vihet në pranga 43-vjeçari.

Në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim, nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit: A. Sh., 43 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi më datë 31.12.2021, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në ambientet e një lavazhi, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Sh. Gj., 36 vjeç, pa i shkaktuar dëmtime.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 21 Maj 2026

0
♈ Dashi Energjia është e lartë dhe ndihesh më aktiv. Ditë e mirë për kontakte, takime dhe iniciativa të reja. ♉ Demi Fokusohu te stabiliteti dhe çështjet...

Parashikimi I motit, e Enjte, 21 Maj 2026

0
Më 21 maj 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i kthjellët, me kushte tipike të verës së hershme në shumë zona...

Motra rrëfen tragjedinë e Xhuana Nikollit: “E gjetëm pa ndjenja pas telefonatës, kishte lënë...

0
Rasti i Xhuana Nikollit, e cila humbi jetën pas konsumimit të fotoksinës në një apartament me qira në Tiranë, është bërë publik përmes dëshmive...

Tragjedi në New York: Shqiptarja 56-vjeçare humb jetën pasi bie në pusetën e hapur...

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar në New York City, ku një grua ka humbur jetën pasi ra në një pusetë mirëmbajtjeje të hapur në...

Zjarri që shkrumboi tregun e Lushnjës, tre persona shpallen në kërkim si autorë të...

0
Hetimet për zjarrin që përfshiu tregun e fruta-perimeve në Lushnjë kanë çuar në identifikimin e tre shtetasve si autorë të dyshuar të zjarrvënies, të...