34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

I vodhi portofolin dhe aparatin celular, infermieres së spitalit, vihet në prangat e policisë së Gjirokastrës 47-vjeçari

Një 47-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Gjirokastrës në operacionin e koduar “Urgjenca”, pasi ishte shpallur në kërkim sepse i kishte vjedhur portofolin dhe aparatin celular, infermieres së spitalit, në ambientet e punës.

Gjatë veprimeve hetimore u dokumentua se ky shtetas është autor i vjedhjes së portofolit edhe të një mjekeje tjetër të të njëjtit spital.

Autori i dy vjedhjeve, rezulton i dënuar disa herë më parë, për të njëjtën vepër penale.

NJOFTIMI

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Urgjenca”, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim R. B., 47 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar disa herë më parë, për vjedhje.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi në datën 15.09.2022, në ambientet e Spitalit Rajonal “Omer Nishani”, Gjirokastër, i ka vjedhur shtetases M. N. (infermiere në këtë spital), portofolin në të cilin kishte 20 000 lekë të rinj dhe aparatin celular.

Gjithashtu, gjatë hetimeve u bë i mundur zbulimi dhe dokumentimi i një tjetër vjedhjeje të kryer nga shtetasi R. B. Në datën 14.09.2022, në ambientet e Spitalit Rajonal “Omer Nishani”, ky shtetas i ka vjedhur shtetases A. K. (mjeke në këtë spital) portofolin në të cilin kishte shumën 8 000 lekë të rinj.

Matrialet në ngarkim të shtetasit R. B. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Algoritmi i naftës dhe algoritmi i Edi Ramës”, Bardhi: “Nga 219 lekë që paguan...

0
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kritikuar qeverinë për çmimin e lartë të naftës në Shqipëri, duke deklaruar se vendi...

Shoqëronte Ergys Agasin gjatë arrestimit, GJKKO lë në burg ish-punonjësin e Policisë

0
Uljan Shpataraku, ish-punonjësi i Policisë që shoqëronte Ergys Agasin në momentin e arrestimit të tij, do të vijojë të qëndrojë në qeli. Gjykata e...

“PasqyrAlbania”, zgjidhja e re e Ramës për protestat? Eksperti: “Version i ri i një...

0
Pas protestave maratonë të njohura si “Revolucioni i Flamingove”, kryeministri Edi Rama ka prezantuar një platformë të re komunikimi me qytetarët, të quajtur “PasqyrAlbania”....