3.5 C
Tiranë
Monday, November 25, 2024
spot_img

I zhdukur prej dy javësh gjendet i vrarë biznesmeni 43-vjeçar, Ruzhdi Hoxha

Është gjetur i vrarë biznesmeni 43 vjeçar me origjinë nga Dibra dhe banues në afërsi të zonës së “Treshit”, në Tiranë, raporton News24.

Trupi i pajetë i 43-vjeçarit është gjetur në një humnerë në Dajt. Fillimisht është gjetur një xhup me njolla gjaku dhe nisur nga kjo provë ka vijuar kontrolli nga policia dhe është arritur tek trupi i viktimës.

Bëhet fjalë për biznesmenin Ruzhdi Hoxha, i cili rezultonte i zhdukur që prej datës 20 tetor, e për të cilin ka bërë kallëzim i biri, Samir Hoxha, më datë 24 tetor, në Komisariatin Nr.5.

Kafen e fundit ai e ka pirë me Ferdinand Rrushin, një person me precedentë penalë e mbi të gjitha në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane.

Ai u thirr për t’u marrë në pyetje në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, si personi i fundit që kishte takuar ndërtuesin Hoxha, por aty u arrestua.

“Më datë 24.10.2021, shtetasi S. H. ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Nr.5, se më datë 20.10.2021, rreth orës 23:00, është larguar nga banesa babai i tij, shtetasi Ruzhdi Hoxha, 43 vjeç, banues në Paskuqan, dhe prej asaj kohe nuk kanë pasur më kontakt me të. (Njoftimi i publikuar në web-in e Policisë së Shtetit, në përmbledhjen 72-orëshe, më datë 25.10.2021

Menjëherë pas denoncimit të marrë, Sektori i Hetimit të Krimeve të Renda ndaj Jetës dhe Pronës në DVP Tiranë, në bashkëpunim me strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr.5, kanë vlerësuar maksimalisht denoncimin duke verifikuar çdo informacion dhe kanë kryer kërkime e kontrolle në ambiente e vende të ndryshme.
Veprimet procedurale shtesë i janë dërguar Prokurorisë dhe mbi bazën e tyre është regjistruar procedimi penal Nr.7713, datë 27.10.2021, për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.

Nga strukturat e DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, vazhdon puna e pandërprerë për gjetjen e shtetasit Ruzhdi Hoxha, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njoftoi dje policia.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT