30.1 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Kërkesa për tu konfirmuar në detyrë/ Pritet të dalë para trupit të KPA-së gjyqtari, Sokol Ngresi

Pranë redaksisë se Open News Albania jane depozituar fakte dhe denoncime lidhur me subjektin në fjalë dhe shqyrtimet e tij gjyqësore përfaqësuar nga avokati i tij personal dhe i familjarëve.

Ditën e hënë pritet që para trupit të KPA-së të dalë gjyqtari, Sokol Ngresi. Ai konfirmimin  në detyrë pas shkarkimit nga KLD për sjellje që diskretitojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit.

Por Ngresi duket se ka gjykuar jo pak herë në konflikt interesi, ku bie në sy ndër të tjera edhe marrëdhënia me avokatin e ndjerë, Eduart Velçani.

Gjyqtari, Sokol Ngresi, pritet të dalë sërish në seancën e datës 8.11.2021 përpara KPA-së.

Sokol Ngresi është shkarkuar nga detyra si gjyqtar nga KLD (me vendim nr 225/4 dt.20.02.2008) për sjellje që diskretitojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit si dhe cënojnë në përgjithësi prestigjin e autoritetit gjyqësor.

Ngresi, përfaqësuar me prokurë nga i ndjeri avokati Eduart Velçani, e dërgoi çështjen për shqyrtim pranë Gjykatës së Lartë, e cila vendosi me shumicë votash (me vendimin nr.8 dt.23.06.2009) shfuqizimin e vendimit të KLD-së me anë të të cilit ishte vendosur shkarkimi nga detyra.

Faktet vërtetojne konfliktin vazhdues të interesit me të ndjerin, avokatin e tij.

Me vendimin nr.218 dt. 03.04.2019, trupa gjykuese pranë Apelit Vlorë ku anëtar ka qenë Sokol Ngresi, ka shqyrtuar çështjen gjyqësore ku i padituri është përfaqësuar nga avokati Eduart Velçani.

Anëtari Sokol Ngresi nuk e pa të arsyeshme dhe nuk e ka konsideruar konflikt interesi faktin që avokati, i cili e kishte përfaqësuar, “ndihmuar”, në çështjen pranë Gjykatës së Lartë që ai të kalonte, të ishte njëkohësisht në rolin e përfaqësuesit të palës në një gjykim ku Sokol Ngresi ishte anëtar.

Redaksia jonë ka siguruar edhe vendime të tjera në të cilat tregohet qartë që Velçani ka luajtur rolin jo vetëm si avokati i tij personal, por edhe i familjarëve.Në vendimin nr.1032, dt.13.05.2010, paditësi Panajot Ngresi (familjar i Sokol Ngresit) është përfaqësuar nga avokati Eduart Velçani.

Ky fakt konfirmon sërish raportet ngushtësisht personale që avokati ka pasur me Sokolin dhe familjarë të tij.

Vijimësinë e shoqërisë së tyre deri në 2020 e konfirmon edhe deklarimi i Sokolit në seancën e datës 26 korrik 2021 në KPA, ku ai ka pranuar vetë që me të ndjerin avokat Eduart Velçani kanë qenë shumë miq.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...