29.8 C
Tiranë
Sunday, August 16, 2026

I zhdukur prej më shumë se një javë, familjarët angazhohen për gjetjen e 43-vjeçarit

Vijojnë ende kërkimet për gjetjen e trupit të 43 vjeçarit Tofik Xhika, i cili dyshohet se është mbytur në ujërat e lumit Drin.

Xhika kishte shkuar për të peshkuar por nuk u kthye më në shtëpi.

Familjarët, banorët e zonës dhe forcat e policisë kanë kërkuar prej mëse një jave për të, por ende nuk ka asnjë rezultat.

Ndërkohë, pavarësisht kërkimeve intensive të polumbarëve të RENA-s, të zhvilluara për 2 ditë me radhë, nuk ka ende asnjë shenjë. Për shkak të prurjeve të shumta të lumit Drin dhe ujit të turbullt ato u tërhoqën, duke lënë të kërkojnë vetëm familjarët.

Mësohet se vetë familjarët e të zhdukurit kanë marrë privatisht dy polumbarë për të kryer kërkime.

Sot familjarët e Tofik Xhika kërkuan ndihmë nga shteti për të gjetur trupin e 43 vjeçarit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...