29.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Plagosja e dyfishtë në Mamurras, sherri nisi për një vajzë!

Detaje të reja nga plagosja e dyfishtë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Mamurras, ku dy persona u dërguan me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për shkak të plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit.

Të plagosur kanë mbetur shtetasit Gentian Diva dhe Alban Skonja, ndërkohë që është arrestuar Andi Diva, nipi i Gentianit. Ky i fundit ka qëlluar me armë në drejtim të palës tjetër, të cilët kanë mundur që të shpëtojnë nga policia, edhe pse kanë plagosur dy persona.

Si autorë të dyshuar të plagosjes së dyfishtë, janë shpallur në kërkim shtetasit Kastriot Lleshaj dhe Armando Lleshaj, kushërinj me njëri tjetrin, të cilët dyshohet se po ashtu janë banorë të zonës.

Konflikti ka nisur pasi personat që kanë shpallur në kërkim, kanë ngacmuar një vajzë që ishte në shoqërinë e personave të plagosur. Kaq është dashur që grupet rivale të nxjerrin armët mes tyre, dhe sherri vijoi në mes të Mamurrasit.

Sa i takon emrit të Gentian Divës ai nuk është i panjohur për policinë, pasi ka vuajtur një dënim prej afro 20 vitesh burg për një vrasje të ndodhur në vitet 2000. Ai së bashku me një person tjetër, vranë shoferin e një kamioni që udhëtonte drejt Kukësit, me qëllim grabitjen e tij.

Gentian Diva kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu, ndërkohë që dhe vëllai i tij Enver Diva është përfshirë në një ngjarje të bujshme kriminale.

Enver Diva u mor i pandehur për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...