24.4 C
Tiranë
Thursday, July 16, 2026

Idrizi: Boll pritëm mos e lëmë për në fund, të dalim me emra konkret për Presidentin e ri

Pjesë e tavolinës së negociatave, Shpëtim Idrizi i ka bërë thirrje palëve politike që ka ardhur koha të nxjerrin emrat e kandidatëve për Presidentin e ri.

Gjatë një deklarate për mediat në hyrje të Kryesisë së Kuvendit, Idrizi theksoi se presidenti duhet të jetë një figurë me integritet të lartë dhe e eksperiencë të madhe në politikë duke qëndruar mbi palët. Gjithashtu Idrizi i bëri thirrje të gjitha palëve politike të bashkohen dhe të nxjerrin një emër të unifikuar që të përfaqësojë shqiptarët.

“Theksuar që presidenti i Republikës duhet të jetë mbi palët që të jetë unitet i kombit madje është detyrim Kushtetues, për mënyrën si zgjidhet ai në 3 raundet e para konsensual, Kushtetuta shërben për të zgjidhur krizën parlamentare. Duhet të jetë një person thellësisht me eksperiencë politike që përfaqëson unitetin e kombit. Një president që mbart pjesën tjetër të konsensusit do ta luante shumë mirë balancën politike.

Ne kemi vullnet të mirë për ta diskutuar, nuk do të kemi president që të zgjidhet në mënyrë të njëanshme, ramë dakord për të zgjedhur një president të mirë. Duhet të identifikojmë kandidaturat, sigurisht në këtë proces janë shumë palë dhe do ti ftoja të gjitha palët që të bashkohemi. Patëm dakordësi me PS që ka ardhur koha të flasin me emra konkret këtë duan shqiptarët mos e lëmë për në fund. Është përgjegjësia jonë që t’i japim shqiptarëve të shprehë unitetin e kombit. Përfaqëson Shqipërinë në takimet ndërkombëtare. Presidenti në këtë rast do të jetë shumë i rëndësishëm, i ftoj gjitha palët që të bashkohemi.

Sot patëm mirëkuptim dhe duhet të hymë konkretisht në emrat e kandidaturave. Kushtetuta na detyron që me konsensus të gjejmë dikë me konsensus dhe diskutimi i emrave aty do të kemi mundësinë të tregojmë nivelin tonë për t’iu dhënë shqiptarëve presidentin e duhur. Të hënën është takimi jonë i parë dhe do të kontaktohen të gjithë forcat politike”, tha Idrizi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“541 të dënuar dalin sot nga burgu”, nis zbatimi i amnistisë penale! Ja kush...

0
Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë...

Po kalonte në vijat e bardha, makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë

0
Një aksident me pasojë plagosjen e një 13-vjeçari është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytetin e Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur...

“E punësuan dhe u boshatisi arkën brenda ditës”, si dyshohet se 5 mijë euro...

0
Ajo u prezantua si një grua në kërkim të një vendi pune, por sipas hetimeve, pas kërkesës për punësim fshihej një plan i mirëorganizuar...

“Nuk është tepër vonë, flisni me ne”, mister pas vdekjes së 28-vjeçarit shqiptar në...

0
Një 28-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta në Britaninë e Madhe, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të...

“Nëse do të vdesim, do të vdesim bashkë”, rrëfimi tronditës i gruas që shpëtoi...

0
Svetlana Grković nuk e lëshoi për asnjë çast bashkëshortin e saj, Ljubiša Karović, në momentet më të frikshme të jetës së tyre. Teksa 61-vjeçari...