36 C
Tiranë
Friday, July 17, 2026

Ilir Meta akuzon qeverinë për papërgjegjshmëri në përballjen me zjarret në Shëngjin

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, reagoi sot në lidhje me situatën e zjarreve në Shëngjin, duke akuzuar qeverinë për papërgjegjshmëri dhe korrupsion. Në një postim në rrjetet sociale, Meta shprehu shqetësimin e tij për mënyrën si qeveria po përballet me zjarret, të cilat kanë shpërthyer në kulmin e sezonit turistik.

Shëngjini në tym dhe flakë nga papërgjegjshmëria dhe korrupsioni kriminal i Edi Ramës, që në kulmin e sezonit turistik e ka mendjen vetëm si të vjedhë zgjedhjet në Bashkinë e Himarës,” shkroi Meta, duke ndarë pamje nga situata në terren.

Detajet nga Ministria e Mbrojtjes për Zjarrin në Shëngjin

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detaje mbi situatën e zjarrit që ka prekur zonën e Shëngjinit. Përveç forcave zjarrfikëse të pushtetit vendor, për shuarjen e flakëve është angazhuar edhe helikopteri Cougar i Forcave të Armatosura, 40 mjete zjarrfikëse dhe 150 forca në terren. Ministria e Mbrojtjes ka marrë masa për evakuimin e banorëve, duke shmangur kështu rrezikun për jetët e tyre.

Pas kërkesës drejtuar Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, pritet të mbërrijnë shumë shpejt dy avionë Canadair për ndërhyrje nga ajri, që do të ndihmojnë në përballimin e situatës dhe shuarjen e flakëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trup i pajetë në Liqenin e Thatë në Tiranë/ Polumbarët e RENEA-s nxjerrin nga...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, ku një grua rreth 45-vjeçe dyshohet se...

Operacioni “Kalibri” në Shkodër/ Arrestohet 21-vjeçari, në banesë i gjenden 4 armë zjarri dhe...

0
Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Kalibri”, në kuadër të të cilit është arrestuar një 21-vjeçar, pasi gjatë kontrollit në banesën e...

Protesta para Kryeministrisë hyn në ditën e 47-të/ Qytetarët kërkojnë largimin e Ramës: “Nuk...

0
Qytetarët do të mblidhen këtë të enjte në bulevardin përpara Kryeministrisë, duke shënuar ditën e 47-të të protestës së tyre me kërkesën për largimin...

PD përmbyll ristrukturimin e partisë/ Zgjidhen nënkryetarët e rinj, Flamur Noka mbetet Sekretar i...

0
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të strukturave drejtuese të partisë, duke zgjedhur tre nënkryetarët e rinj, Sekretariatin e ri...

“Me Berishën nuk fitohet”, Alesia Balliu kritikon procesin në PD: “Partia ka nevojë për...

0
Ish-kryetarja e Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD), Alesia Balliu, ka kritikuar zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike, duke deklaruar se forca politike ka...